E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e dyfishtë në dasmë, burg pa afat vëllezërve

Ky i fundit e ka pranuar se ka qëlluar me thikë dy viktimat, ndërsa vëllait tjetër nuk e ka pranuar krimin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 9 shtator në fshatin Jagodinë të Elbasanit, ku një zënkë banale në oborrin e lokalit ku po zhvillohej dasma, ka përfunduar me përplasje me thika.

Nga ngjarja humbën jetën shtetasit Pëllumb Belegu, 56-vjeç, nga Çerma e Lushnjës, si dhe Mariglen Dushku, vëllai i dhëndrit ku po zhvillohej dasma. Gjithashtu ka mbetur i plagosur edhe vëllai tjetër, shtetasi Edmond Dushku.

Policia arrestoi disa orë më vonë autorët e dyshuar të ngjarjes, vëllezërit, Edmond dhe Blerim Eshja, përkatësisht 40 dhe 30-vjeç. Ngjarja ka ndodhur, siç thuhet paraprakisht, për shkak të zënkave për radhën e kërcimit në dasmë, teksa autorët kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli. /Start/
 

                                                                                             2012-09-12 13:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›