Palermo, Zamparini: Juventusi ka lojë, Interi jo
"Juventusi, që kam parë kundër Sampdorias luan futboll, Interi jo". Mauricio Zamparini nuk arrin ta përmbajë gjithë atë zhgënjim, pasi ka lexuar komentet për ndeshjen Inter-Palermo. Presidenti i "rosanero"-ve nuk e ka tretur humbjen 5-3 në San Siro, por ato që e kanë bërë të mos e përtypë janë mbi të gjitha gjykimet e atyre që kanë parë një paraqitje të madhe të kampionëve të Italisë, duke lënë jashtë vëmendjes një lojë të mirë të sicilianëve. "Duke lexuar gazetat e ditës, dukej sikur të ndeshja të kishte pasur vetëm 5 golat e Interit", thotë Zamparini, në momentin e mbërritjes së tij në "Lega Calcio" për asamblenë e klubeve të Serisë A. Ai që vendosi fatin e ndeshjes sipas Zamparinit ishte një episod. "Gjithçka, nënvizon numri një i sicilianëve, ka filluar nga një penallti, e cila, sipas Moviolës, ndoshta mundet edhe të na jepej neve, por që nuk do të na e jepnin kurrë. Megjithatë të gjithë golat e tyre kanë ardhur nga episode ndërsa tanët erdhën nga aksione të bukura". Sipas presidentit të klubit sicilian, Palermo ka paguar edhe nga pikëpamja teknike, mungesat e Bovo dhe Balzareti. "Zëvendësimi i tyre, Goian dhe Melinte, për fat të keq nuk ishin në lartësinë e duhur dhe mbrojtja jonë në pjesën e parë ka qenë përtokë. Një gjë e tillë demonstron se diferencën mes nesh dhe Interit e ka bërë mbi të gjitha kualiteti i zëvendësimeve". Ndërsa keqardhja mbetet: "Por në një farë momenti isha i bindur se këtë ndeshje mund ta kishim barazuar".