"Arsenal do të fitojë trofe në këtë sezon"
Tekniku francez Arsen Venger ka qenë avokat i fortë i lojës tërheqëse nga Arsenali që ai drejton, megjithatë tifozët e "topçinjve" presin trofeun që mungon te skuadra nga viti 2005. Megjithatë mesfushori spanjoll, kapiteni i "topçinjve", Fabregas këmbëngul se Arsenal ka potencialin për të fituar trofe, përmes një stili futboll tërheqës. "Unë e di se ne kemi aftësinë për të fituar trofe, por ndërkohë mund të theksoj se duhet të ndryshojmë stilin e lojës për të pasur sukses, deklaroi Fabregas. Trofetë për një skuadër janë shumë të rëndësishëm, por po kaq i rëndësishëm është dhe stili i lojës së Arsenalit", mbyll në fund Fabregas.