E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butona të rinj për Facebook

Facebook duket se do të sjellë surpriza të reja në konferencën që do të mbahet këtë javë. Kemi dëgjuar për shërbimin muzikor që do të debutoj këto dit, por duket se nuk përfundon me kaq, sipas New York Times do të thjeshtësohet eksperienca e përdoruesit.

Nga një burim i brendshëm, ende asgjë zyrtare, është mësuar se Facebook do të shtojë disa butona të rinj, të ngjashëm nga funksionaliteti me “Like” (pëlqej). Thuhet se këto butona do të jenë: “Read” (lexuar), “Listened” (dëgjuar), “Watched” (parë). Rrjeti social do të nxjerrë edhe butonin e tregtisë sociale “Want” (dëshiroj).

E rëndësishme është të nënvizohet se lajmi vjen nga një burim i bredshëm anonim (jo nga Facebook).

Është ende e paqartë se cfarë do të ndodh me butonin “Like” dhe si do të influencojnë butonat e tjerë mbi të. Ende nuk e dimë se cfarë ka ndërmend Facebook të bëjë me këto të dhëna, por ka goxha për tu përfituar nga këto të dhëna. Duket e qartë se Facebook po kërkon më tepër informacione nga përdoruesit e saj, për të cuar drejt tyre publicitete më të personalizuara.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›