ISHP: Mjekët s'njohin efektet e ilaçeve
TIRANE-Edhe në Tiranë ka mjekë të cilët nuk njohin efektet e ilaçeve që u rekomandojnë pacientëve të tyre. Gjendja alarmante ka dalë në dritë nga raporti i parë mbi njohuritë e mjekëve të familjes, i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili ka anketuar mbi 80 mjekë të shërbimit parësor, në poliklinikat kryesore të Tiranës.
Specialistja e ushqimit në këtë institut, Jolanda Hyska, e cila ka marrë pjesë në këtë projekt, thotë se ka rezultuar që ka mjekë të cilët nuk njohin as efektet e acidit folik; preparat ky shumë i nevojshëm për gratë shtatëzana. "Rezultatet deri në një farë mase për sa i përket Tiranës janë të kënaqshme por ka dhe deficenca ka dhe përgjigje të gabuara. Një pjesë e mjekëve për shembull nuk e njihnin acidin folik dhe rolin e tij në ndalimin e sëmundjeve të lindura te fëmijët. Ka njohuri jo të mjaftueshme për sa i përket nutrientëve në tromboza, të cilat janë të shpeshta sot përsa i përket gjendjeve postkirurgjikale", - shpjegon ajo.
Sipas saj ky projekt pilot do të shtrihet dhe në rrethet e tjera të vendit, ku situata parashikohet të jetë edhe më e zymtë, pasi edhe mundësitë për trajnime janë më të pakta.
(d.b/GSH/BalkanWeb)