Anëtari i bandës "Ura Vajgurore" tenton të arratiset nga burgu
FUSHE KRUJE- Dështon tentativa e arratisjes nga burgu e Fran Marashit, njërit prej anëtarëve të bandës “se Ures Vajgurore” i dënuar me burgim të përjetshëm. 33 vjecari ka tentuar të largohet nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë së bashku me dy bashkëvuajtës të tjerë, mëngjesin e sotëm rreth orës 06. 30 minuta.
Sipas NEËS24 e cila i referohet burimeve nga policia, të burgosurit kanë prenë hekurat me prerëse me majë diamanti. Në momentin kur tentuar të largohet janë pikasur nga gardianët të cilët kanë vënë alarmin.
Ndërsa detaje të mëtejshme do mësohen më vonë.Nuk dihet ende identiteti i dy te burgosurve të tjerë, ndërsa për Fran Marashin kjo është hera e dytë që ai tenton të arratiset nga burgu. Në 2008, dy vjet pas ekstradimit, Marashi së bashku me Preng Lleshin ( edhe ky anëtar i bandës) arritën të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel. Ata kishin arritur të largoheshin nga dritaret e banjos. Por falë një operacioni të mirëorganizuar, dy të burgosurit u kapën brenda një kohe të shkurtër, në një shpellë në të dalë të qytetit, ku kishin planifikuar të qëndronin derisa të errësohej.
Fran Marashi u ekstradua nga Italia më 22. 08. 2006. Ai akuzohet si një ndër pjesëtarët më aktivë të bandës së Urës Vajgurore ku në trazirat e 1997 mbetën të vrarë katër policë dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas vendimit gjyqësor më datën 17.6.1997, në Urën Vajgurore, afër Beratit, vrau me armë zjarri punonjësit e policisë, Miltiadh Koci, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano dhe plagosi rëndë punonjësit e policisë, Thimi Tanku e Ylli Dhamo; njëkohesisht u vra edhe shtetasi Ilir Bani.