Carvalho, i izoluari i Realit

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho vazhdon të qëndrojë i izoluar nga trajneri Jose Mourinho, raportojnë mediet spanjolle.
Reprezentuesi portugez nuk zë vend në ekipin e parë të gjigantit madrilen dhe Mourinho e kishte këshilluar të largohet nga klubi gjatë verës por Carvalho mbeti në Santiago Bernabeu pas dështimit në arritjen e marrëveshjes për kalim në Queens Park Rangers.
E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar të dielën se Carvalho – edhe pse i përfshirë në listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve – është duke stërvitur me ekipin e dytë të Realit.