E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina luan ndeshjen e parë në territorin e saj

Për herë të parë në histori, Palestina ka luajtur një ndeshje klasifikuese për Kupën e Botës në territorin e saj. Me barazimin e djeshëm 1-1 ndaj Afganistanit, Palestina është kualifikuar për në raundin tjetër dhe kundërshtari i radhës do të jetë Tajlanda. Mijëra persona ishin të pranishëm në stadiumin Al-Rad të Ramallahut për të parë duelin historik. Palestina i ka luajtur ndeshjet e saj si vendase në Jordani për shkak të problemeve me sigurinë. Liderët politikë sigurojnë se luajtja e një ndeshjeje kualifikuese për botërorin tregon se sa është rritur siguria në Çisjordani. Palestina ndodhet në vendin e 167-të në klasifikimin e FIFA-s dhe nuk është kualifikuar kurrë për në finalet e një botërori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›