Interi bën ofertë për brazilianin Kaka
Interi raportohet se ka përgatitur një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Kaka. “Radio Marca” bën të ditur se Inter do të ofrojë 31 milionë euro për brazilianin, pothuajse gjysmën e çmimit të cilin Reali ia pagoi Milanit dy vite më parë. Drejtuesit e Realit janë të paduruar që të gjejnë blerës për Kaka, i cili nuk shihet si zgjidhje e parë nga trajneri Zhoze Murinjo. Çelsi, Mançester Siti, Milan dhe Paris Saint German raportohet se janë të interesuar për situatën e Kakas që nga fundi i sezonit të kaluar. Megjithatë Interi është klubi i parë që bën ofertë zyrtare për ish-lojtarin më të mirë në botë.