Venger do që Nasri të ikë nga Anglia
Bosi i Arsenalit, Arsen Venger, do të preferonte që ta shiste Samir Nasrin te Interi, e jo te rivali i tij nga Premier, Mançester Junajtid. “Mirror” raporton se nëse Arsenali është i detyruar që ta shesë Nasrin, atëherë këtë do ta bënte duke e dërguar në Serie A te Interi dhe jo te ndonjë rival i top-four. Interi është ndër favoritët për firmën e francezit, por gjithçka varet nga rrjedhat te skuadra italiane dhe tek ato angleze.