Ronaldo: Nejmar mund të bëhet më i miri në botë
Ronaldo beson se ylli i Santos, Nejmar, duhet patjetër të zhvendoset në Europë. Nejmar është objektiv i disa prej klubeve më të mëdha europiane si Real Madrid dhe Çelsi. “Nëse Nejmar largohet nga Brazili, ai mund të bëhet më i miri në botë. Nëse ai nuk shqetësohet për para, ai duhet të ketë ambicie për zhvillim profesional dhe nëse qëndron në Brazil, ambiciet e tij do të jenë në të vogla”, ka thënë Ronaldo. Por, veç Ronaldos, një tjetër bashkëkombës flet për talentin e madh të Brazilit. Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alvesh, ua ka rekomanduar drejtuesve të Barcelonës transferimin e supertalentit. “Nëse do të kisha para, unë do ta transferoja atë në Barcelonë, sepse ai është një prej më të mirëve në botë për momentin. Nejmar do të bëhet vërtet i madh.”