E Diel, 1 Nëntor 2026

"Palët të ulen në tryezë të zgjidhin ngërçin"



Kriza politike në vend nuk ka lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, ka deklaruar ambasadori gjerman në Shqipëri, Bernd Borchardt, gjatë një vizite dy ditore në qytetin e Gjirokastrës. Përfaqësuesi i Qeverisë gjermane i ka bërë thirrje dy forcave politike në vend, të zgjidhin mosmarrëveshjet që janë shfaqur pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, pasi kjo sipas Borchard, është në dobi të konsolidimit të sistemit të demokracisë. "Presim që të dyja palët të ulen në tryezë për të zgjidhur ngërçin politik", u shpreh Borchardt, gjatë një takimi që ka zhvilluar me kreun e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. "Përmirësimi i infrastrukturës së sistemit të deportimit të emigrantëve (riatdhesimin), si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë dy kërkesat që Qeveria shqiptare duhej t'i përmirësojë deri në fund të sezonit të verës" - tha Borchardt. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›