Dhunimi varreve, fillojnë hetimet
30/03/2005 Denoncojnë të afërmit
DURRËS - Pas denoncimeve të bëra nga qytetarët, policia e Durrësit ka nisur të vërë në veprim grupin hetimor.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit janë shprehur se fillimisht do të pritet relacioni i inspektorit të policisë së zonës, që mbulon edhe lagjen ku janë vendosur varrezat e vjetra. Si bazë nisjeje e hetimeve për policinë ka shërbyer kallëzimi i një gruaje, e cila ka deklaruar se varri i të afërmit të saj është keqtrajtuar. Ndonëse policia nuk ka dhënë shumë detaje, mësohet se gruaja, e cila nuk është e vetmja që i është drejtuar policisë për të denoncuar dëmtimet e varreve, ajo ka lënë së bashku me kallëzimin edhe fotot e varrit të dhunuar si dhe ka dhënë edhe hipotezat e saj rreth keqbërësve.
Krahas saj edhe një punonjës i prefekturës së Durrësit i është bashkëngjitur protestës me shkrim të gruas, ndërkohë që edhe një i tretë po dje ka trokitur në dyert e policisë për të njëjtin qëllim.