Topi dekoron “heronjtë” e 20 shkurtit
Presidenti organizon një ceremoni të veçantë përkujtimore
Përkujtohet në Tiranë 20 shkurti, dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Me këtë rast, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar një ceremoni të veçantë ku vlerësoi dhe nderoi kontributin e veçantë të disa personaliteteve dhe institucioneve për rrëzimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri. Kreu i shtetit nderoi me medalje ata që mund të quhen “heronjtë” e 20 shkurtit të vitit 1991 të cilët morën guximin të drejtonin një lëvizje masive që solli rrëzimin e bustit të diktatorit.
Dekorimet
Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse, Presidenti i Republikës i dorëzoi Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Medaljen e Artë të Shqiponjës me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në Lëvizjen Demokratike dhe veçanërisht në protestën e qytetarëve të Tiranës të 20 shkurtit 1991 për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në ndryshimet progresive në vend”.
Me Medaljen e Mirënjohjes, kryetari i shtetit dekoroi Qendrën Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës me motivacionin: “Për kontribut të vyer në rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë të mbijetuar nga traumat dhe torturat e regjimit komunist, të pjesëmarrësve në protestën e 20 shkurtit 1991 dhe mijëra refugjatëve kosovarë gjatë krizës humanitare të Kosovës”. Ndërsa me motivacionin: “Për kurajën dhe guximin qytetar të treguar, si pjesëtar aktiv i protestës së popullit të Tiranës të 20 shkurtit 1991, për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në Lëvizjen Demokratike”, Presidenti Topi i akordoi z. Saimir Reshit Maloku Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në këtë ceremoni dekorimi, Presidenti i Republikës nderoi me medaljen “Pishtar i Demokracisë” zonjën Hyget Murat Borova, znj. Lida Dhori Bezhani, znj. Liliana Lame Llapaj, znj. Lindita Muharrem Hamiti, z. Astrit Gjolek Hatellari, znj. Sanije Ibrahim Vojka, z. Albert Dino Risilia, si dhe znj. Vera Hasan Rada me motivacionin: “Për kurajën dhe guximin qytetar të treguar në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri”. Gjithashtu me Medaljen e Mirënjohjes u dekoruan nga Presidenti Topi zotërinjtë Ardian Besnik Heta, Xhovalin Nazmi Çokani dhe Hajredin Rauf Fratari me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri”.
Falënderimi
Në emër të personaliteteve të dekoruara përshëndeti z. Saimir Reshit Maloku, i cili e cilësoi një nder të madh vlerësimin që iu bë nga Presidenti Topi, për të gjithë protagonistët e 20 shkurtit. “Është një nder i madh që ne sot po dekorohemi, ne, protagonistët e 20 shkurtit 1991. Kjo gjë po ndodh në të njëjtën orë kur 18 vjet më parë, ne, unë dhe këta protagonistë këtu, i bëmë thirrje popullit protestues te Radiotelevizioni që të marshonim drejt sheshit “Skënderbej” në mënyrë që të rrëzonim monumentin e diktatorit komunist. Ne shpëtuam një gjakderdhje të mundshme që mund të ndodhte atë ditë kur turma protestuese insistonte të shkonte tek Blloku qeveritar. Ne realizuam idealin që i kishim vënë vetes tonë, rrëzimin e simboleve komuniste, të cilin e realizuam me sukses. Duke na dekoruar ne, Presidenti i Republikës ka dekoruar popullin demokrat të Tiranës, shtresat e të përndjekurve politikë, sepse shumica e këtyre protagonistëve janë të përndjekur politikë”, - është shprehur Maloku. Ai propozoi në emër të protagonistëve të 40 shoqatave, institucioneve, komuniteteve fetare dhe 210 personaliteteve të rëndësishme që kjo ditë të quhet “Dita e rrëzimit të simboleve komuniste”.
21 Shkurt 2009