Pallatet pa hipoteke udhezimi eshte duke u diskutuar aktualisht
Udhëzimi për hipotekimin e pallateve është duke u diskutuar aktualisht mes ministrive dhe institucioneve.
Ndërtuesit bëjnë me dije se akoma nuk janë vënë në dijeni të detajeve të ketij udhëzimi, ndërsa kërkojnë të jenë pjesë e procesit teknik.
Maksim Muçi, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, thekson se është e rëndësishme që udhëzimi të përfshijë si factor, ndërtuesit, pallatet e të cilëve janë pa hipotekë.
Ndërkaq, një tjetër kërkesë që vjen nga ndërtuesit është përfshirja në procesin e ALUIZNI-t, duke konsideruar faktin se numri më i madh i pallateve pa hipotekë janë peng i lejeve të legalizimit.
Aktualisht, sipas Muçit, sektori i ndërtimit ka vështirësi në shitjen e apartamenteve të reja, duke konsideruar faktin se është ndërtuar edhe gjatë kohës kur kërkesa ishte zero.
Disa ditë më parë, u nënshkrua mes tre titullarëve, kryebashkiakut Basha, misnitrit Olldashi dhe minsitrit Halimi, që do të çonte në hipotekimin e qindra pallateve.
Ky momerandum, së bashku me udhëzimin e miratuar në Këshillin e MInistrave do të ndihmojë që brenda këtij viti të nisë hipotekimi për 400 pallate pa hipotekë në kryeqytet.