Pallatet, rritet vlera e tokës që jepet për ndërtim
Firmat e ndërtimit do të shmangen nga taksimi për ato sipërfaqe banimi që do t’ia japin pronarëve të truallit gjatë ndërtimit të pallateve.
BLEDAR HOTI
Në vendimin e qeverisë “Për mënyrën e përcaktimit të vlerës së truallit, të vënë nga pronarët e rinj, në dispozicion të investitorëve të ndërtimit”, është bërë e ditur skema e pagimit të kësaj takse. “Sipërfaqja e ndërtimit në m2, që përfitojnë pronarët e truallit, përcaktohet në bazë të kontratës së shkëmbimit të pasurisë truall me ndërtesën e ngritur mbi të; Kosto e ndërtimit, për m2, përcaktohet në bazë të kostos minimale fiskale të ndërtimit, sipas qyteteve apo zonave brenda qyteteve”, thuhet në pikat a dhe b të këtij vendimi. Gjithashtu përcaktohet se “vlera e truallit, të vënë në dispozicion nga pronari, llogaritet si prodhim i kostos së ndërtimit për m2, me pjesën e sipërfaqes së objektit që kanë përfituar pronarët”. Ky vendim i qeverisë del pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në këtë vendim përcaktohet gjithashtu se vlera e truallit (tokës), e llogaritur si më sipër, është shpenzim i zbritshëm për investitorin e objektit. Kjo skemë e miratuar nga qeveria është shoqëruar nga relacioni përkatës nga Ministria e Financave. “Duke qenë se në nenin 20 të ligjit është përcaktuar vlerësimi i të ardhurave për pjesën e pronarit të truallit, bëhet në të njëjtën mënyrë si për pjesën e të ardhurave të realizuara nga investitori dhe ai bazohet në metodikën e miratuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me fitimin minimal fiskal, është draftuar ky projektvendim, i cili parashikon metodikën e vlerësimit të vlerës së truallit për metër katrorë, që vihet në dispozicion të shoqërive të ndërtimit nga pronarët e tokës”, thuhet në relacionin e ministrit të Financave, Ridvan Bode. Gjithashtu në këtë relacion shpjegues theksohet se, “këto shpenzime konsiderohen dhe trajtohen nga administrata tatimore dhe subjekti i ndërtimit si shpenzime të zbritshme për investitorin e objektit”. Në relacionet e paraqitura është kërkuar që ky vendim të shtrijë në efektet e zbatimit që në muajin janar të këtij viti, por nga ana e ministrit të Drejtësisë një gjë e tillë është cilësuar e papranueshme. “Jam i mendimit se fuqia prapavepruese që i jepet këtij akti është antikushtetuese, dhe si e tillë duhet hequr nga përmbajtja e projektvendimit”, thuhet në relacionin e firmosur nga ministri Alibeaj. Gjithashtu ministri i Drejtësisë në relacionin e paraqitur ka shprehur rezervat e tij edhe në lidhje me mënyrën e përcaktimit të vlerësimit të të ardhurave për pjesën e pronarit të truallit, në një kohë që neni 20 i ligjit nuk e autorizon Këshillin e Ministrave të realizojë përllogaritjen e kësaj vlere.
Berisha: Metodikë të re për çmimin e pronës
Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se qeveria do të realizojë një rishikim të metodikës për vlerën e truallit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri u shpreh se vendimi synon t’i japë fund absurditetit në përcaktimin e çmimit të pronës, e bazuar në një metodikë jo realiste të vlerësimit. “Shpresoj që ky vendim t’i japë fund falsitetit të jashtëzakonshëm që ekziston, absurditetit në hartën e çmimeve, që buron nga një metodikë tërësisht jo realiste. Unë dua t’i njoh qytetarët se kjo është bërë e domosdoshme, se p.sh. toka në Kamzë, sipas kësaj metodike, del 5 herë më e lirë se toka në Tropojë, apo 10 herë më e lirë se në Peshkopi”, u shpreh Kryeministri. Këtë koment kreu i Ekzekutivit e bëri gjatë shqyrtimit të vendimit “Për mënyrën e përcaktimit të vlerës së truallit, të vënë nga pronarët e rinj, në dispozicion të investitorëve të ndërtimit”. “Të jemi realistë se për sa i përket vlerës së tokës, tregu i Tiranës, në raport me tregun e Tropojës apo Peshkopisë, është me dallime shumë të mëdha. Për këtë vendim është bërë një punë shumë e mirë dhe mbi bazën e një hetimi të gjerë, janë përafruar këto çmime. Është shumë e rëndësishme që ato të sillen drejt normalitetit, se ky faktor ka bllokuar tregun e tokës”, theksoi më pas Kryeministri. Metodika për vlerën e tokës është miratuar gjatë kohës kur vendi qeverisej nga socialistët. Kjo metodikë është miratuar më pas nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Pikërisht ky dokument kërkohet të rishikohet nga ana e qeverisë, e cila ka ngritur një grup pune për ndryshimin e koeficientëve të vlerësimit të tokës.