Rama: Projekti i liqenit, një risi evropiane
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një intervistë për gazetën “Panorama”...
Aristir LUMEZI
... i përgjigjet të gjithë debatit të ngritur nga LSI në lidhje me betonizimin e zonës rreth Liqenit Artificial të Tiranës. Sipas Ramës, asnjë nga akuzat e LSI-së nuk qëndron, ndërsa përpjekja e Bashkisë dhe studios fituese të projektit është ndalimi i masakrës urbane që i është bërë kësaj zone.
Zoti Rama, konkursi i zhvilluar përpara disa ditësh për zonën pranë digës së Liqenit Artificial ka ngjallur reagime të ashpra në adresën tuaj, sidomos nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Si i gjykoni këto reagime?
Për mua kjo bisedë e paparashikuar është vetëm në respekt të qytetarëve që kanë nevojë të dëgjojnë diçka të vërtetë pas gjithë kërdisjes me gënjeshtra e hamendje qëllimisht dashakeqëse lidhur me këtë projekt. Në raport me sjelljen politike të Ilir Metës s’shoh asgjë të re dhe as të papritur. Kur mllefi dhe padija bëhen bashkë, duhet pritur jo vetëm kaq, po edhe më shumë se kaq. Por padyshim nuk më vjen mirë që ta shoh Ilirin të katandisur në shëmbëlltyrë tipike të politikës së vjetër, pa asnjë vizion për të nesërmen e asnjë lloj latimi në mënyrën destruktive të të menduarit dhe të folurit. Kështu ai hyn përditë e më shumë në rolin e veglës qorre të Sali Berishës. Sepse këto reagime skandaloze ndaj një pune të mirë për qytetin tonë, e cila minimalisht duhet respektuar e jo përdhosur, nuk i shkojnë për shtat Ilir Metës po vetëm Sali Berishës dhe i interesojnë vetëm kundërshtarit tonë politik e aspak Ilirit apo partisë së tij.
Çfarë ka të vërtetë në reagimet e Ilir Metës dhe të përfaqësuesve të tjetër të LSI lidhur me këtë projekt?
E vetmja e vërtetë në reagime të tilla jashtë çdo norme elementare të etikës së komunikimit dhe pa asnjë kokëçarje për të vërtetën, është fakti që mllefi dhe ambicia e shfrenuar për pushtet personal e klanor po e çojnë Ilir Metën drejt një rruge ndarëse të vjetër, konfliktuale e pa të ardhme. Ai ka dalë jashtë rrugës së natyrshme të familjes sonë të madhe socialiste e progresiste dhe jashtë kornizës së marrëdhënieve normale mes aleatësh që mund të jenë konkurrentë, por në asnjë mënyrë armiqësorë e vulgarë me njëri-tjetrin.
Por a nuk është e vërtetë se projekti betonizon Liqenin Artifical, Kopshtin Botanik dhe terrenet sportive të Klubit “Dinamo”?
Eshtë absolutisht e pavërtetë. Ideja fituese e konkursit ndërkombëtar, ndoshta më prestigjioz që është organizuar deri më sot në kryeqytet, jo vetëm nuk i betonizon po i rivlerëson qoftë pasqyrën e liqenit, qoftë Kopshtin Botanik, qoftë terrenet sportive dhe qoftë të gjithë zonën në tërësi. E cila është dhunuar, apo më saktë përdhunuar nga pallatet që kanë marrë përpjetë ullishtave e përgjatë kodrave të Selitës. Ashtu siç është përdhunuar e betonizuar, pa u ndjerë asnjëherë zëri i asnjërit prej këtyre zanatçinjve të politikës konfliktuale personale, edhe rrëza e Dajtit me brezat e pallateve absurdë apo siç po përdhunohet përditë e gjithë hapësira rezervë e kryeqytetit ku po ngrihet getoja asfiksuese e Kasharit.
Me lejet skandaloze të komunave fqinje, mu nën hundët e qeverive socialiste e demokrate dhe falë indiferencës totale të tyre, por edhe të atyre që sot kanë lidhur në shkopin e interesave personale politike flamurin e mbrojtjes së mjedisit, po avancon pa asnjë rezistencë procesi i betonizimit monstruoz të kurorës së gjelbër të Tiranës. Kjo lemeri urbanistike vazhdon të zhvillohet edhe sot e gjithë ditën, para syve të atyre që nuk shohin e as dëgjojnë kur nuk ua kërkon interesi i ngushtë personal e politik. Sa herë e kam ngritur zërin për frenimin e kësaj ofensive të shëmtimit në të katër anët rreth Tiranës, kam qenë krejt i vetëm dhe i shikuar me nënqeshjen kuptimplotë të dyshimit se e bëj për interesin tim personal. Ndërsa sa herë kam bërë të mundur që të ndodhin ngjarje të mëdha e të bukura për jetën e kryeqytetit, siç qe edhe konkursi ndërkombëtar për zhvillimin krejt të veçantë pranë liqenit, më është dashur të shoh ngritjen e furtunave të egra e qesharake si kjo e Ilir Metës. I cili jo vetëm është krejt i paditur në çështje të zhvillimit urban, por është edhe fare i painteresuar për të mësuar disa gjera elementare.
Atëherë, cila është e vërteta zoti Rama?
E vërteta është fare e thjeshtë. Në zonën mes digës së liqenit dhe klubit “Dinamo”, ku sot ka sipërfaqe të tëra rrangullash të vjetra, pirgjesh me mbeturina dhe një kompleks të vjetër pishinash, pronarët kërkojnë të zhvillojnë truallin e tyre. Investitorët janë paraqitur normalisht në bashki për të kërkuar leje ndërtimi dhe u është thënë se kjo zonë vlerësohet prej nesh si një nga zonat prioritare me rëndësi strategjike për Tiranën. Eshtë një zonë ideale për t’u kthyer në një qendër te re, model urban alternativ e bashkëkohor, në kuadrin e strategjisë së zhvillimit të një kryeqyteti me shumë qendra. Pra, padyshim kjo zonë mund e duhet të zhvillohet nga pikëpamja urbane, por vetëm duke u projektuar me cilësinë më të lartë evropiane dhe duke u realizuar si një njësi kompakte, jo një ndërtim këtu e një atje, secili në hesap të tij. Kështu puna ka nisur me ambicie të jashtëzakonshme, pasi investitorët kanë rënë dakord të bashkohen e të financojnë një konkurs shumë prestigjioz ndërkombëtar për idenë më të mirë. E përsëris, për idenë më të mirë. Dhe ka fituar praktikisht ideja që parasheh zhvillimin më të qëndrueshëm të zonës, ruajtjen dhe pasurimin e sipërfaqeve të gjelbërta ekzistuese në harmoni me ndërtime të reja, të cilat do të jenë kartëvizita e Tiranës së shekullit të ri, jo monstrat e radhës së industrisë së tulla-llaçit që po batërdis e patrazuar kurorën e kryeqytetit apo pjesë të tëra të potencialit turistik të territorit të Shqipërisë. Ka fituar ideja që parasheh rikualifikimin e kopshtit botanik e zoologjik, të pishinave e të terreneve sportive ekzistuese, të cilat do të kthehen në hapësira publike të cilësisë më të mirë evropiane. Ka fituar ideja që parasheh mbjelljen e disa mijë pemëve mu aty ku akuzohemi se do betonizojmë, transformimin e rrugës së vjetër e pa cilësi urbane të digës së liqenit në një bulevard këmbësorësh, kthimin e pjerrësisë së asaj dige në një plazh urban, krijimin e mjediseve të shumta social-kulturore për të gjitha shtresat e moshat e banorëve të Tiranës. Me një fjalë ka fituar ideja e Winny Maas, një prej mendjeve gjeniale të arkitekturës bashkëkohore, i cili kudo do të mjaftonte si garancia më e mirë e cilësisë së një ideje tërësisht inovative. Siç është një garanci e padiskutueshme edhe juria e konkursit, ku morën pjesë arkitektë, urbanistë e akademikë të famshëm të fushës si Jean-Louis Cohen, Andreas Ruby, Vedran Mimica, Frank Stepper, Xavier de Geyter, etj. Si është e mundur që gjykimi unanim i këtyre profesionistëve të respektuar kudo në botë të shpërfillet me egërsinë e dikurshme të aparatcikëve të Partisë së Punës ndaj çdo filizi të kulturës perëndimore që shfaqej në botën e zymtë të izolimit komunist?! A e kuptoni se ç’prapambetje e turpshme është për hapësirën e debatit politik, që një parti parlamentare në mes të Evropës së shekullit XXI, të ndezë turrën mesjetare të druve dhe ta ushqejë atë me gënjeshtra, mllef, injorancë?! Për të djegur një embrion zhvillimi që vjen nga perëndimi dhe për të nxjerrë një përfitim të mjerë politik në tregun e zi të mashtrimeve publike…
Po s’është vetëm një parti politike zoti Rama, ka edhe qytetarë të interesuar, të cilët janë shprehur të shqetësuar për këtë zhvillim?
Eshtë normale! Kur dallgët e dizinformimit të qëllimshëm ngrihen me akuza e shpifje fare të ulëta prej një partie parlamentare dhe një njeriu që ka qenë kryeministër i Shqipërisë, jo të gjithë njerëzit mund ta ndjejnë hilenë, ta kuptojnë mashtrimin, ta besojnë që mund të shkohet kaq larg vetëm e vetëm për një copë karrige! Por, nga ana tjetër, është normale që edhe njerëz që s’e kanë fare ngenë të dëgjojnë broçkullat e vrazhda të Ilirit, të duan të dinë më shumë lidhur me një zhvillim të tillë. Unë e respektoj këtë nevojë të qytetarëve si një detyrim timin e të Bashkisë së Tiranës dhe jo rastësisht jam partizan i konkurseve ndërkombëtare, me dyer të hapura, me mediat të pranishme e me ftesa për arkitektët e urbanistët e qytetit, nga më të moshuarit tek fare të rinjtë. Siç ndodhi edhe në këtë rast kur, megjithëse fund korriku, në sallë nuk kishte asnjë vend bosh. Në ndërkohë çdokush i interesuar do të ketë brenda javës në faqen elektronike të Bashkisë së Tiranës një shpjegim të detajuar me pamjet e idesë fituese, ku të gjitha këto që po themi konfirmohen me sy. Kurse në vijim projekti do të kalojë në disa etapa të ballafaqimit me publikun përpara se të aprovohet ligjërisht në KRRT-në e Tiranës. Pra, e përsëris, jemi thjesht në fazën e fillesës krijuese dhe ende larg projektit përfundimtar. Atëherë a mund t’ju pyes unë juve ç’është gjithë kjo errësirë shpirtërore, kulturore, morale e politike, që zbraz tradicionalisht gjithë këtë energji negative në veshët e në mendjet e njerëzve sapo guxon të lindë diçka ndryshe, diçka tjetër, diçka e re në territorin e këtij qyteti nën drejtimin tim?!
A mund t’i përgjigjeni atëherë pse-së së akuzave të zotit Meta përderisa sipas jush asgjë nga ato që ai thotë për projektin nuk qëndron?
Sepse Ilir Metës nuk i duhet fare as e vërteta lidhur me këtë projekt dhe as vetë projekti. Por do të kemi kohë për të folur për pse-në e këtij agresiviteti në rast se koha do të na tregojë se ecja e Ilir Metës në të kundërt të interesave të njerëzve e të vendit është pa kthim.
Ideja fituese e konkursit ndërkombëtar, ndoshta më prestigjioz që është organizuar deri më sot në kryeqytet, jo vetëm nuk i betonizon po i rivlerëson qoftë pasqyrën e liqenit, qoftë Kopshtin Botanik, qoftë terrenet sportive dhe qoftë të gjithë zonën në tërësi.
Ilir Meta ka dalë jashtë kornizës së marrëdhënieve normale mes aleatësh që mund të jenë konkurrentë, por në asnjë mënyrë armiqësorë e vulgarë me njëri-tjetrin. Por do të kemi kohë për të folur për pse-në e këtij agresiviteti.