Pakti i mossulmit Rama-Berisha
Edmond Arizaj
Në një shkrim të djeshëm në gazetën “Shqip”, Mustafa Nano rrekej egërth, shpeshherë dhe me tone të ashpra, të bindte njerëzinë se mes Ramës dhe Berishës nuk ka ndonjë pakt të fshehtë. Përpjekjet e Nanos, në stilin e të tij “unë kundër të gjithëve”, por që anonte goxha nga Rama, pavarësisht se tek-tuk e sëmbonte ndonjëherë kryesocialistin, dukeshin të sforcuara. Nano (Mustafai) përpiqej të shpjegonte se mes Ramës dhe “Sali Gërdecit”, nuk mund të ketë pakt të fshehtë, pikërisht për pozicionin që ka aktualisht Rama, pra kryetar i Partisë Socialiste. Dhe për më tepër, kjo që thuhet është një idiotësi, dhe ata që e besojnë janë idiotë. Nuk marr aspak përsipër të mbroj të gjithë ata që cilësohen të tillë nga Nano, të cilët besojnë se ekziston një ndërthurje planesh Rama-Berisha, dhe që s’janë të paktë, por do të shpreh dyshimet e mia për një marrëveshje të pazëshme mes Ramës dhe Berishës, duke shpresuar të kem në këtë rast rolin e një gazetari që beson atë që shikon. Vetëm pak kohë nga ngjarja e Gërdecit, (mbiemri i ri që Nano i ka vendosur kryeministrit), Partia Socialiste, natyrisht me bekimin e kryetarit të saj, bën tradhtinë më të madhe, jo vetëm ndaj vetes dhe simpatizantëve të saj, por edhe ndaj Mustafa Nanos, sipas të cilit largimi i Berishës është përparësia numër një. Me ndryshimet në KUSHTETUTË, përveç të tjerave, Berishës iu dha një pushtet që ai nuk e kishte patur ndonjëherë. Çfarëdo që të bëjë Berisha, sipas Kushtetutës së re, PS nuk ndërmerr dot ndonjë veprim për ta shkarkuar. Për ngjarje të tilla si Gërdeci, një opozitë ka “material” politik për një mandat të tërë, nëse qeveritarët janë aq të papërgjegjshëm sa të mos mendojnë dorëheqjen. Ndërsa “materiali” i PS së Ramës zgjati vetëm sa një protestë e heshtur, ndërsa u realizua ndryshimi i përbashkët i Kushtetutës pa u diskutuar, pa u shqyrtuar, pa u konsultuar e shumë PA të tjera. Dyshimi i parë që lind dhe që duhet t’i ketë lindur dhe gazetarit Nano, është se ky ndryshim në Kushtetutë ishte vendosur që më parë. Gërdeci vetëm sa e shtyu për pak kohë. Kush përfitonte më shumë nga kjo? Natyrisht që Partia Socialiste, sepse me modelin e ri, ajo godiste LSI-në, partinë që siç e pranon dhe vetë Nano është tashmë e konsoliduar dhe reale. Ndërsa PD-ja nga ana e saj nuk duket se ka ndonjë problem me partitë e djathta. Pranimi shumë i shpejtë nga ana e PD–së për këto ndryshime, të bën të dyshosh se gjithçka ishte e paravendosur dhe se PS mendonte më shumë për një të ardhme pa LSI, se sa për një Shqipëri pa “Sali Gërdecin”.
Në shtator apo më prapa do të rinisin tryezat dhe nëntryezat për Kodin Zgjedhor. Eshtë tashmë evidente se në vijim të ndryshimeve kushtetuese dhe dëshirës brejtëse të shumë eksponentëve të PS dhe kryetarit të saj për të zhbërë LSI, nuk do të merret parasysh korrigjimi kombëtar i votave, që do të thotë se votat e partive që nuk kapin pragjet në qarqe nuk do të numërohen, por do të venë për dhjamë qeni. PS-ja shpreson që kjo do të jetë një tjetër goditje për LSI, por këtë ndryshim nuk diskutohet që nuk e realizon dot pa PD-në. Atëherë cila është arsyeja që duhet të na shtyjë të mos besojmë se nuk ka një pakt apo një marrëveshje mes tyre? Tjetër. A i kujtohen Nanos akuzat e përbindshme që bënte Berisha në opozitë ndaj Edi Ramës, kryebashkiak i Tiranës? Nuk kishte asfare linjë politike, as ndonjë proces elektoral si në rastin e Nanos apo Metës, por thjesht akuza korrupsioni. Ku janë këto akuza? Dhe për më tepër nga një njeri si Berisha, i cili akuzon edhe për fije fshese. Pse hesht Berisha dhe merret vetëm me atë se Rama e ka lënë bashkinë pa drejtues, a thua është marrës mungesash? Nuk po bëj asnjë akuzë në këtë rast, por vetëm po pyes? As nuk po përmend ca fakte të frikshme të dala në media për sportklubet që mund të kthehen shumë shpejt në sheshe ndërtimi. As nuk po përmend heshtjen e KRRT që drejtohet nga Berisha. Këto janë vetëm disa nga veprimet apo mosveprimet e Ramës që lënë shteg për dyshime. Dhe nuk është asfare mendimi, se Berisha i ka premtuar lënien e pushtetit në 2009, nëse Rama sillet urtë edhe kur qeverisë i vriten 26 qytetarë nga predhat e saj. Sido që të jetë politika e re e Ramës, ajo nuk është opozitare. Madje, as opozitë paqësore nuk mund të jetë, siç e justifikon Nano. Ajo thjesht është një gjallesë politike, e cila shërben për mbytjen apo asfiksimin e të ngjashmëve të saj, me të vetmin qëllim, të jetë e vetme në pellgun shqiptar. Dhe ky mund të jetë edhe pakti më i madh i mossulmit mes Ramës dhe Berishës; t’i zhdukim të gjithë dhe të mbretërojë kush është më i forti në 2009.