Pasaporta biometrike apo identitete të manipuluara?
Olta Xhaçka
Jo më larg se të premten e shkuar, Ministri i Bren-dshëm, Bujar Nishani i bëri thirrje të gjithë aktorëve, qeverisë, forcave politike të përfaqësuara në Parlament dhe të zgjedhurve vendorë për t’u angazhuar maksimalisht në realizimin e procesit për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja biometrike. Duke e cilësuar procesin në fjalë një “aksion kombëtar”, ministri nuk hezitoi të rendiste gjithë detyrimet që rrjedhin nga prefekturat, bashkitë dhe komunat për ecurinë e këtij procesi. Në dukje i vendosur, portreti e ministrit mbështillte gjithë lavdinë që padrejtësisht po zbehej atyre ditëve nga dyshimet e opozitarëve dhe ndërkombëtarëve, ndonëse kjo qeveri kish ndërmarrë një sfidë të rëndësishme dhe po luftonte me të pamundurën për t’i qëndruar besnike afateve kohore dhe për t’u mundësuar shqiptarëve zgjedhjet e dyta të lira dhe të ndershme (mbas atyre të Kasharit). Kjo sfidë, vërtet shumë e rëndësishme për hir të së vërtetës, është zbatuar e çalë, si shumë punë të tjera të kësaj qeverie. Si e tillë, ajo nuk justifikon krenarinë në dukje të ministrit, por pezmin kalendarik që ngjyroste kushtrimin që iu bënte të gjithë aktorëve për angazhim maksimal dhe respektim afatesh.
Kartat e identitetit janë vërtet një domosdoshmëri duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha demografike, social-ekonomike dhe rajonale që kanë shoqëruar zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Pajisja e shqiptarëve me këtë dokument mundëson një marrëdhënie më të mirë të individit me shtetin, sektorin publik, dhe me vendet e komunitetit evropian ku synojmë të integrohemi. Si në rreth 100 shtetet që i përdorin, nga kartat e identitetit mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm qytetarët, por edhe struktura social-ekonomike e vendit (postat, arsimi, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, doganat etj.). Sa u renditën më sipër janë avantazhet reale të kartave të identitetit, ndonëse debati politik mbi to është përqendruar vetëm rreth zgjedhjeve të 2009-ës. Nuk ka asnjë dyshim se kartat e identitetit parandalojnë shumicën e problemeve që vijnë nga manipulimi i votës me anë të numrave, certifikatave, dublimit të votës, e regjistrimeve kaotike, por prodhimi i pakontrolluar dhe aspak transparent i tyre mund të sjellë probleme të mëdha jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por edhe për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtën e privacisë të çdo individi, duke qenë se kartat do të përmbajnë edhe shenjat e gishtërinjve.
Në këtë kuadër, paranoja që karakterizon kritikat dhe dyshimet e opozitës, shoqërisë civile, organizmave ndërkombëtarë dhe diplomacisë amerike së fundmi, mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve është absolutisht e justifikuar në një moment kur mangësitë dhe vonesat e vërejtura në procesin e përpunimit të të dhënave rrezikojnë të fshehin plane të përsëritura të manipulimit të të dhënave personale, të cilat potencialisht mund të reflektohen në deformime të qëllimshme të votës së shqiptarëve. Për rastin në fjalë, insinuata të tilla nuk janë objekt i subjektivizmit të kundërshtarit politik, por vijnë si rrjedhojë e situatës së pakontrolluar në të cilën po përpunohen të dhënat personale të shqiptarëve gjatë krijimit të regjistrit elektronik të gjendjes civile, kartës së identitetit dhe pasaportës së re biometrike.
Më konkretisht, për mbrojtjen e të dhënave personale në datën 10.03.2008 u miratua ligji që parashikonte ngritjen e një organi administrativ, i cili, si në shumë vende demokratike, do të shërbente si garanti i mbrojtjes së të dhënave personale për individët. Ky organ, emërtuar “Komisioneri i të dhënave personale”, absolutisht i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë, me kompetenca të mëdha në fushën e kontrollit të punës së organeve të administratës, por edhe subjekteve private që përpunojnë të dhënat personale të çdo qytetari, ende nuk është ngritur. Në një moment kur shqiptarët po përballen me përpunimin më të madh të të dhënave të tyre si asnjëherë tjetër më parë, qeveria Berisha anashkalon ligjin që miratoi vetë në mars të këtij viti, dhe refuzon të bëjë propozimin në Këshillin e Ministrave për ngritjen e Komisionerit. Mungesa e vullnetit politik për ngritjen e këtij organi në shërbim të qytetarëve, u konfirmua me buxhetin shtesë miratuar vetëm pak kohë më parë, ku për ngritjen e Komisionerit nuk ishte parashikuar asnjë fond.
Duke qenë se ky organ, sipas ligjit në fuqi, gëzon kompetenca të mëdha si vendosjen e gjobave mbi organet publike dhe subjektet private që merren me përpunimin e të dhënave; denoncimin në prokurori të çdo forme abuzive të përpunimit të këtyre të dhënave; si dhe shqyrtimin e çdo ankese përpara se të ankimohet në gjykatë, mosngritja e qëllimshme e këtij organi pengon qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime të mbrojtjes në rast abuzimi me identitetin e tyre. Mungesa e Komisionerit do të krijojë konfuzitet mes qytetarëve, të cilët nuk do kenë ku të ankohen në rast gabimesh apo veprimesh abuzive me kartën e identitetit apo pasaportën e re, të cilat do t’u bien në dorë vetëm pak javë përpara zgjedhjeve të 2009-ës.
Ndaj që të mos biem nën standardin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të Kasharit, kjo qeveri duhet të tregohet shumë e vëmendshme me të dhënat personale të shtetasve të saj, duke krijuar sa më parë kushtet e ligjshme për garantimin dhe respektimin e tyre. Çdo vonesë në këtë proces është një mangësi e madhe, e cila ka një faturë të konsiderueshme për çdo individ, ndaj kjo qeveri duhet të marrë seriozisht realizimin korrekt të këtij procesi dhe ngritjen e organeve efektive të kontrollit të sanksionuara në ligjin që ka miratuar vetë për të mos çuar Shqipërinë në 2009-ën, mbas 20 vjetësh tranzicion, në greminën e klasifikimeve afrikane të të drejtave të njeriut si një nga qeveritë me respektin më të ulët për shtetasit e saj dhe vullnetin e tyre politik, dhe respektin më të ulët për demokracinë.