Dëshmia: Qëllova me grusht Çapon se u fërkuan makinat
TIRANE – “E qëllova me një grusht në nofull dhe nuk e mendova se ai do vdiste dhe do më mbetej në dorë”.
Kështu u justifikua para gjyqtarit të gatshëm në Gjykatën e Tiranës 28-vjeçari nga Kamza Shukri Damzi, i arrestuar nën akuzën e vrasjes së 27-vjeçarit Ervis Çapo, tre javë më parë. Sipas Damzit, i cili ishte vetëdorëzuar në polici, tre ditë para ngjarjes fatale, ai dhe viktima ishin grindur me njëri–tjetrin pas fërkimit të makinave. Ditën e krimit, Damzi e kishte parë viktimën të ecte paralel me grupin e dasmorëve në të cilin ishte edhe ky. Pas kësaj ai pohoi se ishte shkëputur nga të afërmit e vet dhe kishte qëlluar viktimën me një grusht në nofull ndërsa ai që nuk e kishte pritur këtë goditje, kishte rënë përtokë dhe më pas kishte vdekur. Pas kësaj Damzi ishte larguar i trembur, ndërsa për disa ditë me radhë ishte fshehur nëpër të afërmit e vet. Tre ditë më parë Damzi pohoi se u vetëdorëzua në polici, duke marrë premtimin se kjo do të vlerësohej si rrethanë lehtësuese gjatë gjykimit të çështjes. Pas kësaj prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake tha se Damzi duhet të qëndronte në qeli deri në përfundim të hetimeve nën akuzën e vrasjes. Ndërsa vetë i pandehuri kërkoi një masë më të lehtë, duke pretenduar se ishte penduar për krimin që kishte kryer pa dashje. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata vendosi “burg pa afat”. fa.ma.