E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ortaku" i Aldo Bares del sot para gjykatës

 TIRANE - Ish-presidenti i klubit të futbollit të Lushnjës Edmond Bego del sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me vendimin penal italian dhënë në mungesë ndaj tij për dënimin me 13 vjet burg për "trafik narkotikësh". Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që ditën e sotme rreth orës 12:30, Gjykata të zhvillojë një seancë gjyqësore për ekzekutimin e vendimit të dhënë ndaj personazhit të njohur si ortaku i kapos së Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Bego u arrestua javën që shkoi në Tiranë, pak kohë pasi Gjykata e Kryeqytetit vendosi të njohë vendimin penal të dhënë nga një gjykatë në Torino e cila e akuzoi Edmond Begon për drejtimin e një grupi kriminal që ka trafikuar drogë në Itali. Pas këtij vendimi i dyshuari i është fshehur drejtësisë duke qëndruar në Tiranë duke përdorur emrat e rremë Manol Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Menjëherë pas arrestimit të tij, policia e shoqëroi të dënuarin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa Gjykata pritet të konfirmojë sot gjenialitetet e të dënuarit dhe ta njoftojë atë me dënimin e dhënë ndaj tij nga gjykata e Torinos në Itali. Sipas vendimit të gjykatës italiane, i dyshuari Edmond Bego ka trafikuar në Itali sasitë e lëndës narkotike që niseshin nga Shqipëria për tu shitur për llogari të bandës së Aldo Bares.                                                 tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›