E Diel, 1 Nëntor 2026

Pallati i rrëzuar, banorët presin zgjidhje nga Berisha

 

GJIROKASTER – Banorët e pallatit të shembur në Gjirokastër janë në duart e Berishës. Ata po presin kryeministrin që ta takojnë gjatë vizitës së planifikuar në këtë qytet në fund të javës për t’u dhënë zgjidhje. Në të kundërt, hapi i tyre ekstrem është greva e urisë. Fillimi i muajit ishte caktuar për familjet e mbetura pa strehë prej 9 nëntorit për të hyrë në grevë urie, në gërmadhat e pallatit të rrëzuar. Por, premtimi i vendorëve se shumë shpejt do të gjendet zgjidhje për ta bëri që greva të shtyhej. Takimi ishte caktuar ditën e djeshme, por përfaqësia e banorëve të pallatit të shkatërruar është larguar e zhgënjyer nga pritja që iu është rezervuar atyre nga përfaqësuesit lokalë. Sekretarja e përgjithshme e prefekturës, Mimoza Çomo dhe nënkryetarja e bashkisë Vito Muço kanë pritur në takim me banorët, duke u njohur me problemet me të cilat ndeshen ata gjatë ditëve të fundit. “Vetëm 500 lekë në ditë për çdo banor, nuk arrijnë as për të larë teshat dhe jo më për të ngrënë”, shprehen banorët. “Greva për ne është alternativa e vetme për t’u dhënë fund vuajtjeve të përditshme”, thotë Fejzo Aliaj. Ndërkohë që shpresa e fundit për ta është kryeministri Berisha i cili sipas tyre ka një ndjeshmëri të veçantë për këtë problem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›