Pallati prag shembjeje ende një familje brenda

18/03/2005 Rreziku që prej tri vjetësh
POLIÇAN - Ndonëse është gati për t’u shembur një pallat 5-katësh te vendi i njohur si “Shkallët e uzinës”, ende brenda tij jeton një familje që, në pamundësi për strehim, po rrezikon të sakrifikojë jetën e të gjithë pjesëtarëve. Sipas burimeve nga bashkia në pallatin që po shembet kanë banuar 30 familje, por kur pallati dha shenjat e rrezikut të shembjes, mori masat për strehimin e banorëve në bazë të procedurave ligjore, pasi në këtë pallat banonin mbi 150 banorë dhe rreziku për jetën ishte i pashmangshëm.
Shumë nga familjet, bashkia iu siguroi strehim në lagjet e tjera të qytetit, ndërsa ende nuk është strehuar edhe një familje.
Të njëjtët burime thanë për gazetën se familjes Hoxha i është afruar një zgjidhje e përkohshme dhe më pas edhe kjo familje do të ketë strehim definitiv.
Sipas ekspertëve të ndërtimit, pranë bashkisë së Poliçanit, mënjanimi i pallatit ka nisur tre vjet më parë, por dy vitet e fundit rreziku i shembjes u bë më evident.
Kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, tha për gazetën “Metropol” se “deri tani kemi strehuar thuajse të gjitha familjet dhe po punojmë me ekspertët që të gjejmë mundësinë e eliminimit të ndonjë katastrofe që mundet të na krijojë shëmbja e pallatit në momentin e rënies.”
Po sipas ekspertëve të ndërtimit, shembja e pallatit krijon probleme jo vetëm për jetën e banorëve të tij, por edhe për banorët e pallateve të tjera, pasi shembja e tij rrezikon edhe shembjen e pallateve të tjerë poshtë tij. Pallati, që është gati për shembje është ndërtuar në vitin 1963-64, kohë kur qyteti i Poliçanit filloj të ngrihej.