Dorëzohen 480 formularëve të plotësuar
18/03/2005 Sarandë/ Zona informale
SARANDË - Arrin në 480 numri i formularëve të plotësuar nga zonat informale. Në zyrën e kadastrës urbane në Bashkinë e Sarandës, numri i formularëve të protokolluar ka shkuar në 480. Lajmi është bërë i ditur nga arkitektja e kësaj zyre, Albana Sejko.
Sipas saj, personat e interesuar për këtë process kanë qenë nga lagjja “Peshkimi”, lagjja mbas hotel “Butrintit”, fshati Berdenesh, Gjashtë. Sipas Sejkos, gjatë procesit të legalizimit nuk janë vërejtur probleme dhe mangësi nga qytetarët, përveç disa rasteve kur kanë kërkuar informacon nga zyra jonë, vuri në dukje ajo.
Ndërkohë, pjesëtarja e grupit të punës, që punon për procedurat e plotësimit të formularëve për legalizim, tha se duhet të ketë një kujdes më të madh nga ana e banorëve, kur dihet që edhe një javë ka ngelur nga afati përfundimtar i vendosur nga qeveria shqiptare për këtë proces.
Sipas burimeve bashkiake në Sarandë, mendohet të ketë më shumë se 600 ndërtime të paligjshme, pa përfshirë këtu ata që kanë shkuar për emigracion në Greqi, të cilët nuk kanë dijeni, ose nuk kanë mundësi të jenë gjatë procesit të legalizimit në Shqipëri. Numri i tyre mendohet të jetë më shumë se 50 persona, ndërtimet e të cilëve mund të jenë në periferi të Sarandës, në fshatin Gjashtë, Metoq dhe zona të tjera përgjatë bregdetit.
Burimet bashkiake vunë në dukje se fenomeni i ndërtimeve të paligjshme është ndërprerë, pasi dhe dhënia e shesheve të ndërtimit është pezulluar nga një vendim i KKRRTSH-së. Për pushtetin vendor dhe atë qendror, punë kryesore ngelet sipas të njëjtave burime që të zbulohen dhe të evidentohen të gjitha ndërtimet e parregullta në Sarandë, shumica prej tyre të ndërtuara në periudhën nga vitit 2000 deri në vitin 2003.
480 formularë
të dorëzuar
600 ndërtime
të paligjshme
50 persona
s’bëjnë legalizimet, ndodhen në Greqi