Durrës, dorëzohet në polici 19 vjeçari që plagosi policin

Armando Lama, kërkohej prej disa ditësh për plagosjen e 2 personave
Është dorëzuar në komisariatin e policisë së Durrësit, Armando Lama, autori i dy plagosjeve me pistoletë të ndodhura pak ditë më parë në një lokal në lagjen nurë 12 në Durrës, ku njëri prej tyre ishte punonjës i policisë. Lama, është vetëdorëzuar mesditën e së premtes, pasi ishte i shpallur në kërkim nga efektivat e policisë nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur ne tentativë si dhe armëmbajtjes pa leje. Lama ka shkuar në polici së bashku me të atin dhe është dorëzuar. Gjatë gjithë kësaj kohe Lama ka qenë i fshehur në fshatin Shënavlash të Durrësit dhe ka ardhur për pak minuta dy herë në Durrës, duke u rikthyer sërish në Shënavlash. Gjatë këtyre ditëve ka qenë i ati që e ka bindur 19- vjeçarin të vetëdorëzohet, pasi në rast të kundërt pasojat e ligjit do të ishin akoma më të rënda. Në rrëfimin e tij në polici, Lama tregoi në lidhje me sherrin në lokal dhe plagosjet ndërkohë që ka rrëfyer se menjëherë pas ngjarjes ai është larguar në drejtim të Shënvlashit dhe pistoletën e krimit e kishte hedhur në lumin Erzen, në kthesën e Sukthit. Menjëherë pasi kanë marrë këtë rrëfim, disa trupa policie kanë shkuar në vendin e treguar nga Lama dhe kanë kërkuar për disa orë pistoletën pa arritur ta gjejnë atë. Tashmë Lama akuzohet për veprat penale të Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe Mbajtje pa leje të armëve luftarake. Dy ditë më parë, policia kishte vënë në pranga dy shokët e 19- vjeçarit që ndodheshin me të në lokal. Ndalimi dhe më pas arrestimi i dy shtetasve u bë falë një pune mirëorganizuar nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit. Burime nga polica bëjnë të ditur se shtetasit u prangosën gjatë një kontrolli të ushtruar në banesat e këtyre të fundit, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë të plagosjes së ndodhur të hënën në një lokal të qytetit të Durrësit. Armand Lama është autor i ngjarjes së ndodhur në një lokal në lagjen numër. 12 të qytetit, ku ka patur një debat që ka nisur fillimisht midis shtetasit Armand Lama dhe kamerierit. Personi në fjalë ka qenë bashkë me shokët e tij në një tavolinë, por në një moment i ka thirrur kamerierit se nuk kishte pastruar tavolinën ku ai ndodhej me shokët e tij. Këtu debati shoqërohet me të shara, ndërkohë që 19- vjeçari ngrihet në këmbë dhe afrohet tek banaku me të shara në drejtim të kamerierit. Shumë shpejt ai nxjerr një pistoletë, por pa e drejtuar nga kamerieri. Duke parë skenën, punonjësi i policisë, 25- vjeçari Vlash Ashiku ngrihet për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë. Nga shkreja e pistoletës, Vlash Ashiku u plagos në kofshën e tij të djathtë, ndërkohë që i njëjti plumb duke bërë rikoshet, plagosi edhe shokun e tij Sehad Muda në shputën e këmbës. Pas ngjarjes në fjalë, Armand Lama ka ikur me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë të cilët janë vënë në kërkim të Lamës ndërkohë që kanë arritur të vënë në pranga dy shokët e tij që janë konsideruar bashkëpunëtorë në këtë krim. Tashmë të premten edhe vetë Lama është vetëdorëzuar në polici duke i dhënë fund arratisë që zgjati pesë ditë
Last Updated on Saturday, 18 April 2009 17:04