Xhezair Zaganjori, një kandidat me mbështetje të gjerë publike?!
Që prej daljes në skenë të emrit të Xhezair Zaganjorit për kandidat për president, mazhoranca është përpjekur që të paraqesë atë si një figurë me mbështetje të gjerë publike. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe mediat pranë qeverisë, prej disa ditësh thonë se ai ka një mbështetje të jashtëzakonshme publike, por pa e thënë se ku bazohen për këtë përfundim. Së paku duhej të ishte bërë një sondazh për këtë gjë.
Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se Zaganjori po përpiqet që të paraqitet si një kandidat me mbështetje të gjerë publike, por në fakt nuk është.
Ilir Meta në një deklarim plot delir, por edhe nervoz tha dje se:
Kandidati (në fakt ligjërisht nuk është) Zaganjori ka mbështetje përtej maxhorancës, d.m.th ka dhe mbështetje publike!!!
Dua tu pyes, sa prej jush e njihnin Zaganjorin para se ti përmendej emri? Po tani që iu përmend emri, sa prej jush e njohin?
Sikur të duhej për të përgënjeshtruar zotin Meta, është vetë Zaganjori, që me një sërë vendimesh në Gjykatën Kushtetuese dëshmon se vetëm kandidat i publikut nuk është!
Sot u bë publike se kandidati Zaganjori paska votuar si gjykatës edhe kundër kërkesës së të verbërve që kërkojnë përfitimet nga statusi i tyre, është shprehur deputeti socialist.