E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano- Berishës: Mos më shih si instrument. Epo kryeministri si instrumente i sheh të gjithë

Share

Fatos Nano e ka kuptuar shumë vonë se duhet ti thotë Berishës që të mos e shohë më si instrument. Në thirrjen e bërë publike dje, Nano i kërkon Berishës që ta shoh si politikan, jo si instrument. Njëkohësisht Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton Kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë tek Fatos Nano një instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në Krye të Qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke iu dedikuar të përbashkëtës, thuhej në letrën e stafit të Nanos.

Në fakt Nanon si instrument e ka parë deri më tani dhe ish- kreu i PS e pranon me sinqeritet këtë. Po se mos vetëm Nanon, të gjithë i sheh si instrumente kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›