Një goditje për prioritetin kryesor të Berishës

Berisha ne Bruksel
Agjencia e lajmeve Business New Europë, e ngritur nga gazetarë që kanë mbuluar çështjet e Bashkimit Europian, ka rimarrë një deklaratë të Berishës, bërë pikërisht për këtë agjenci tetorin e shkuar dhe e ka vendosur në kontekstin aktual të zgjedhjes së presidentit.
Duke shkruar se tani po shkohet drejt zgjedhjes së presidentit me shumicë të thjeshtë, agjencia shkruan: Ndërkohë që parlamenti do të shmangë zgjedhjet e parakohshme, kjo do jetë një goditje për prioritetin kryesor të Berishës- kështu na tha në tetor- që është anëtarësimi në BE.
Brukseli e ka bërë zgjedhjen konsensuale të presidentit- një post kryesisht ceremonial, edhe pse zyrtarisht drejton sistemin ligjor dhe forcat e armatosura- një test lakmusi për marrëveshjen mes qeverisë dhe opozitën. Ngërçi ka bllokuar disa reforma të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli dhe për këtë arsye BE ka ngrirë ofertën e vendit për të përparuar drejt anëtarësimit. Dështimi për të gjetur konsensus votimin e ardhshëm rrezikon refuzimin e tretë këtë vjeshtë të aplikimit të Tiranës.
Këta të agjencisë së Brukselit duket e kanë kuptuar tani se Berisha nuk e ka prioritet integrimin. Pushtetin po.