Paloka: Duhen ndryshime në kabinetin qeveritar
TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” apelon nevojën e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Z.Paloka,viti që lamë pas filloi me një ngërç të tejzgjatur politik dhe u mbyll me një konsesus mes PD-së dhe PS-së. Konkretisht cili është bilanci politik i 2011-ës?
Bilanci politik i një viti duhet parë në disa aspekte pasi në të duhen përfshirë të gjitha zërat si puna e qeverisë, puna e Parlamentit, partitë politike dhe marrëdhëniet midis tyre e të gjitha këto në fund duhet të japin një rezultante që lidhet me impaktin që të gjitha këto aktivitete kanë në zhvillimin e vendit e të shoqërisë shqiptare. Me disa fjali shkurt unë do të thoja që qeveria shqiptare arriti të përballojë me sukses krizën globale duke qenë nga vendet e pakta në glob që shënuan rritje ekonomike; Parlamenti me gjithë bojkotin dhe veprimet destruktive të opozitës në ato pak momente kur futej në sallën e Parlamentit, përsëri pati një bilanc mjaft pozitiv në atë që realisht është misioni i tij, miratimi i ligjeve që e afrojnë Shqipërinë me vendet e zhvilluara dhe Evropën. Ndërsa për sa i përket politikës së maxhorancës dhe opozitës mendoj që situata është mjaft e qartë për këdo. Ky vit në pjesën më të madhe të tij u karakterizua nga qëndrimet shkatërrimtare dhe negative të opozitës së Ramës e shoqëruar në krahun tjetër me përpjekje jo vetëm të maxhorancës por dhe të faktorit ndërkombëtar e madje dhe të faktorëve brenda opozitës që i kërkonin vazhdimisht kryetarit të PS të ndryshonte qëndrimin e tij tepër të dëmshëm për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mos harrojmë se ky vit filloi me një përpjekje të dhunshme për përmbysjen e një pushteti legjitim, përpjekje që u pasua me vdekjen e katër njerëzve të cilët u hodhën si mish për top për të realizuar ambicjet e Ramës për t’u bërë pak kryeministër. 21 janari do mbetet në ditët më të zeza për shqiptarët dhe një njollë që nuk do t’i hiqet kurrë Ramës. Qëndrimet e Ramës dhe pasuesve të tij shkaktuan dhe refuzimin që Europa i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve, për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Nuk ka asnjë dilemë lidhur me këtë fakt që Rama përpiqet ta mohojë. Në të gjitha raportet dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve bëhet e qartë se i vetmi shkak që solli refuzimin ishin marrëdhëniet midis maxhorancës dhe opozitës që në fakt ishte “marrëdhënia e kushtëzuar” e opozitës. Çfarë është më e keqja, rezulton (ashtu siç ne kemi deklaruar më se një herë) se i gjithë qëndrimi i Ramës synonte pikërisht këtë pasojë pra refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke shpresuar se kështu ai do të dëmtonte maxhorancën dhe do të fitonte pikë për vete. Praktikisht ndodhi e kundërta. Ishte pikërisht politika destruktive e Ramës një nga shkaqet kryesore që solli humbjen e tij personale në zgjedhjet lokale të 8 majit dhe humbjen e opozitës në një betejë që prej vetë Ramës u përcaktua si politike.
Megjithatë opozita u rikthye në Kuvend duke vendosur të bashkëpunojë me mazhorancën...
Rikthimi i opozitës në Parlament dhe bashkëpunimi për miratimin e disa ligjeve me tre të pestat absolutisht që është një hap pozitiv por erdhi mbasi Rama e kishte realizuar “misionin” e tij; prishjen e imazhit të vendit tek ndërkombëtarët me pasojat që përmenda më lart. Në të vërtetë rikthimi “pa kushte” në Parlament i Ramës është argumenti më i fortë që vërteton se qëndrimi i Ramës kishte vetëm një qëllim, atë që ne e kishim deklaruar gjatë gjithë kohës. Hapja e kutive, 10 pikat apo kushte të tjera absurde që ai vendoste herë pas here nuk ishin gjë tjetër veçse justifikime banale dhe pa pikë besueshmërie dhe tek publiku shqiptar apo ndërkombëtar, për të zvarritur shqiptarët por dhe partinë e tij me qëndrimet që mbante. Fakti është se ai hyri në Parlament me të njëjtat kushte që ekzistonin dhe kur nuk pranonte të hynte në Parlament e vetmja gje që kishte ndryshuar ishte se Shqipëria kishte humbur statusin si vend kandidat për në BE. Të njëjtin qëndrim që mbajti kur ishte çështja e liberalizimit të vizave duke i nxjerrë pasuesit e tij nga greva e urisë pasi u konfirmua se shqiptarëve do ju liberalizoheshin vizat pavarësisht qëndrimit të Rames. Për fat të mirë në atë kohë “lëvizja” e tij dështoi. Në fund nuk mund të mos fus në bilancin politik të këtij viti përjashtimet që Rama bëri në partinë e tij jo për aktin më shumë se sa për mënyrën idiote (që e bën dhe të frikshme) se si i justifikoi. Dikush e ka krahasuar Ramën me diktatorin Hoxha për veprimet e tij po për mua më duket se në mënyrën totalisht alogjike që i funksionon truri Ramës, ia kalon dhe Hoxhës. Pse e them këtë? Vërtetë Hoxha gjatë kohës që ishte në periudhë mjalti me jugosllavet për shembull, fuste në burg dhe pushkatonte njerëz që i akuzonte si kundërshtare të jugosllavëve, por pasi ai vetë u prish me jugosllavët të paktën i nxorri nga burgu dhe i rehabilitoi ata që kishin qenë kundërshtarë të jugosllavëve. Po Rama çfarë bën? Nuk e përjashtoi Kastriot Islamin në kohën që ai vinte ne Parlament dhe Rama bojkotonte por e përjashtoi pikërisht në momentin kur u kthye në Parlament pra në momentin kur dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, pranoi se qëndrimet e Islamit kundër bojkotit dhe jo të tij ishin të drejta! Ditën e Kurban Bajramit në PS filloi dhe “Kurban by Rama” që me sa duket u mbyll me Islamin për këtë vit dhe me mbylljen e turit të shitësit ambulant të veprës së tij të vetme nëpër organizatat e partisë së tij.
Sa e vështirë ishte për PD-në një opozitë e kryesuar nga Edi Rama?
Unë mendoj që Rama së pari nuk ka lidhje me politikën. A është i vështirë për PD? Në interesin e ngushtë të PD, Rama është kundërshtari më komod por sigurisht është e vështirë për shqiptarët kur në krye të opozitës qëndron një njeri që për interesa të tij është gati të shkatërrojë gjithçka.
Rama ka shprehur qartë ambiciet e tij për të fituar zgjehdjet e 2013-ës dhe për tu bërë kryeministër, aq sa ka një siguri të plotë….
Rama gjithnjë ka pasur ambicjen për t’u bërë kryeministër dhe ka tentuar me të gjitha format ta arrijë këtë por gjithnje ka dështuar. Provoi me zgjedhje në 2009 dhe megjithë manipulimet që ai bëri, me paratë dhe bandat që ai përdori (pavarësisht se përgjithçka bënte vetë akuzonte PD) përsëri nuk fitoi. E provoi me bojkote, greva urie, protesta e deri në tentativën e 21 janarit për të hyrë me dhunë në kryeministri e përsëri dështoi. E për mua jo vetëm për meritë tonën por në radhë të parë për “meritën” e tij. Për mua shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë një model si ai i Ramës për kryeministër përkundrazi dhe shumë nga ata që e njohin mirë Ramën dhe kanë lidhje qoftë dhe shoqërore me të, e shohin si fatkeqësi mundësinë që Rama të drejtojë këtë vend. Pra pavarësisht ambicjeve të tij, jo Rama po as PS sa të ketë në krye Ramën, nuk kanë për të ardhur ndonjëherë në pushtet.
PD-ja dhe PS-ja bënë paqe javët e fundit të vitit që sapo lamë pas por duket se vijon ende një acarim mes PD-së dhe Presidentit. Cilat janë arsyet e këtij konflikti?
Nuk ka ndonjë acarim të PD me Presidentin. Ka qëndrime të qarta politike të z.Topi kundër PD dhe fakti që z.Topi është zgjedhur President me propozimin dhe votat e PD e bën më të dukshëm këtë pozicion jo normal të tij. Si President z.Topi duhej të ishte i paanshëm, por në mënyrën më absurde ai jo vetëm nuk ka qenë i paanshëm por ka vepruar dhe kundër partisë që e zgjodhi e fatkeqësisht këtë nuk e ka bërë për “paanshmëri” por pikërisht për të kundërtën, sepse u bë palë me Ramën të cilin edhe e votoi.
Topi ka lënë të hapur mundësinë e krijimit të një force të re politike në përfundim të mandatit presidencial...
Kjo tregon atë që unë përmenda më lart por dhe më shumë se aq. Nuk mund të përdoresh pozicionin dhe benefitet që të jep posti për interesa të tilla sepse kjo sigurisht që nuk është legjitime. Të organizosh takime me arsye të ndryshme dhe të shpërndash dekorata hyn në kompetencat e Presidentit por kur takimet organizohen për të sulmuar politikisht një parti me shpresën se do të mbledhësh pasues dhe kur dekoratat shpërndahen jo për të vlerësuar realisht ata njerëz që e meritojnë por për t’i vënë ata në detyrim, kjo në radhë të parë nuk është e ndershme. E njëjta gjë me propozimet për emërime në postet kushtetuese që kanë synuar veç të tjerave të krijojnë dhe diversion brenda PD.
Pas Presidentit Topi besoni se fshihet vërtetë “Aleanca Kuqezi”?
Fakti që Aleancën e drejton pasuesi i Topit, të çon në këtë logjikë.
Ka zëra që thonë se Bamir Topi po ushtron presion mbi PD-në me partinë e re ndërkohë që nuk ka ndërmend ta krijojë atë. Cili është mendimi juaj?
Unë nuk e di se cili është qëllimi i z.Topi dhe për çfarë mund t’i bëjë presion PD-së por besoj që në këto momente pozicionet janë të qarta dhe vështirë se ai mund të pretendojë të marrë gjë nga PD-ja qoftë dhe me presion.
Z.Topi ka “sfiduar” me deklaratën se nëse votohet nga populli fiton dhe rizgjidhet në postin që ka aktualisht. Kjo është arsyeja që PD-ja nuk pranon votimin nga populli të Presidentit të ri?
Ju e quani sfidë këtë deklaratë po për mua është një tentativë fëminore për të hyrë në lojë tani që e sheh se ka dalë jashtë loje.
Kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë se President i ri do të jetë një nga drejtuesit e PD-së. Kush nga drejtuesit aktual ka shansin e të bërit kryetar i ri i shtetit?
Po më pyesni për një deklaratë që ka bërë z.Berisha pra dhe përgjigjen duhet ta kërkoni tek z.Berisha. Unë jam dakort që PD-ja ka mjaft personalitete në rradhet e saj që do e nderonin postin e Presidentit siç jam dhe i bindur që Presidenti duhet të jetë nga rradhët e PD-së po për emrin nuk kam asnjë informacion për të dhënë. Gjithçka ka kohën e vet.
A është i mundshëm një rikthim i Bamir Topit në PD në momentin që mbyll mandatin presidencial? A do i gjente dyert e hapura nëse ai vendos të vijë tek kjo parti?
Mendoj që z.Topi tani nuk e mendon as vetë që të rikthehet në PD, e ka marrë një pozicion të tijin politik.
Si e konsideroni ambicien e Fatos Nanos për President?
Besoj që më lart i kam dhënë përgjigje dhe kësaj pyetje. Në fakt më është bërë disa herë kjo pyetje dhe ju kam thënë kolegëve se unë jam praktikisht njeriu më i papërshtatshem për t’i bërë këtë pyetje. Kam shkruajtur me qindra artikuj dhe kam drejtuar me dhjetra protesta kundër Fatos Nanos përfshi dhe ato që nuk i drejtoja vetë por i dërgoja militantët e PD-së Erjon Velisë. Fatos Nano i parë sot sigurisht që ka një sërë vlerash të padiskutueshme si politikan liberal e me eksperiencë. Jam i bindur që në spektrin e politikanëve të majtë është dallueshëm lart dhe si dita me natën me Ramën. Jam i bindur që po të ishte President do të ishte më luajal me PD se sa z.Topi. Por përsëri mendimi im mbetet ai që thashë më lart. Fatos Nanon mund ta propozojë PS por nuk ka si ta propozojë PD.
Vitin që vjen përfundon edhe mandati i kryeprokurores, Ina Rama. Zgjedhja e pasardhëses së saj do të bëhet përmes një kompromisi me opozitën apo edhe në këtë rast PD-ja do të vendosë vet?
Lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm mendoj që ne duhet të synojmë në radhë të parë në gjetjen e një figure me integritet që të mos ndodhë si deri më sot. Një figurë me integritet nuk rrezikon të bëhet pjesë e lojës të asnjë pale politike. Mos harrojmë që prokurorët e fundit i ka propozuar apo votuar dhe PD dhe ata kanë bërë hapur lojë politike kundër PD. Cilat kanë qenë arsyet? Për mua fakti që kanë qenë figura lehtësisht të korruptueshme qoftë dhe moralisht dhe këtë e ka shfrytëzuar kryetari i PS i cili njihet mirë jo vetëm si i korruptuar por dhe si korruptues i njerëzve pa integritet.
Analizën e punës së qeverisë besoj se e bëri vetë z.Berisha. A është e logjikshme të mos ndryshohen ministrat për një kohë kaq të gjatë...?
Unë kam thënë se parimisht jam për ndryshime në qeveri dhe ministra në qeveritë “Berisha” janë ndryshuar disa herë. Mendoj që dhe konfigurimi i ministrive mund të ndryshojë në bazë të momenteve të zhvillimit dhe nevojave në ndryshim që mund të ketë vendi. Por dhe politikisht po ta shohësh problemin mendoj që ndryshimet janë pozitive.
Shumë kush mund të mendojë se përse duhet ndryshuar një ministër qe ka punuar mirë sepse kjo duket e padrejtë...
Parimisht ashtu është por në një qeveri ku politikat janë të përcaktuara, ministra që mund të punojnë po aq mirë e pse jo dhe më mirë mund të gjenden. Një parti si Partia Demokratike që ka aq shumë figura (dhe për President Republike) mund të përfaqësohet dhe më gjerë.
Faktikisht Kryeministri Berisha është shprehur se s’ka pse të ndryshojë ministrat e sukseshëm. Sipas tij “ekipi fitues nuk ndryshohet”. Ju dakort jeni?
Do komentoj pak duke kundërshtuar atë që tha z.Berisha lidhur me këtë çështje tek emisioni “Opinion”. “Ekipi fitues nuk ndryshohet”, -tha pak a shumë z.Berisha. Jam dakord por kjo praktikë vlen më shumë atëherë kur ekipin mund ta provosh më shpesh si në futboll për shembull. Në futboll është ky parim dhe kjo praktikë që ekipin që ka fituar të mos e ndryshosh në ndeshjen e rradhës. Por në futboll bëhen ndeshje çdo javë minimumi dhe ke kohë që deri në fund të kompeticionit të ndryshosh dhe rregullosh formacione dhe taktika kurse në politikë ne testohemi një herë në katër vjet dhe po humbe nuk ta jep njeri të drejtën e ndeshjes së kthimit. Nuk duhet harruar që në politikë përveç realitetit vlejnë shumë dhe duhen marrë parasysh dhe perceptimet e njerëzve sepse në fund ata gjykojnë pikërisht në bazë të perceptimit të tyre për një realitet të caktuar. Sidoqoftë ne e kemi Kryeministrin dhe gjithçka po diskutojmë janë çështje që i vendos dhe i zgjidh z.Berisha.
Flitet se Kastriot Islami do të shkojë te LSI-ja dhe përmes kësaj partie do të bëhet ministër në kabinetin qeveritar. Është e mundshme?
Se ku shkon z.Islami pasi e kanë përjashtuar nga partia e tij kjo është çështje e tij. Unë mund të them vetëm se Rama ju ka bërë një dhuratë të tjerëve. Duke bërë dhe një herë krahasim me futbollin është si të përjashtosh nga ekipi një nga lojtarët më të mirë të ekipit pse nuk mori pjesë në stervitje dhe ta lesh në treg të lirë për ekipet e tjera.
Pse po tejzgjatet në kohë zgjedhja e sekretariatit të ri të PD-së dhe a duhet bërë më aktiv përmes ndryshimeve ky sekretariat?
Unë besoj që do të mblidhet së shpejti dhe kryesia dhe Këshilli Kombëtar për të bërë zgjedhjet e duhura. Nuk mund të them se kush duhet ndryshuar në sekretariat sepse nuk është çështje emrash por mendoj që duhen gjetur forma për ta bërë më aktiv këtë sekretariat e sidomos për ta pasur me afër antarëve të PD dhe qytetarëve
Ku gaboi PD-ja përgjatë një viti?
Me qendrimet që ka mbajtur opozita edhe sikur ne të kemi bërë gabime, ato janë bërë të padukshme.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)