E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimet tek Shërbimi Funeral, Bashkia: Kishte mbivendosje funksionesh

TIRANË- Vala e shkarkimeve të mbi 70 punonjësve të të Ndërrmarjes së Shërbimit Funeral, që prej vitesh punojnë për mirëmbajtjen e varrezave në Sharrë dhe Tufinë ka nxitur reagimin e këtyre të fundit, të cilat kundërshtuan vendimin e Bashkisë.

Punonjësit theksojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë, ndërkohë që shprehen se sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, ata duhet t'i bashkëngjiteshin Ndërrmarjes 1 të Gjelbërimit në kryeqytet

Bashkisë Tiranë nëpërmjet nënkryetares Jorida Tabaku sqaron se vendimi është marrë pasi u analizua puna e punonjësve të shërbimeit funeral dhe u vërejt mbivendosje funksionesh. Sipas Tabakut, në fillim u sugjerua një reduktim stafi prej 300 personash, ndërkohë që u vendos për një ristrukturim të të gjitha drejtorive.

“Bashkia do respektojë kontratën me punonjësit, do iu paguajë punëtorëve 2 paga. Ristrukturimi u bë për të shmangur mbivendosjen e funskioneve. Masat u morën pas vendimit të Këshillit Bashkaik që secila drejtori të marrë pergjegjësitë. Me një vendim të tillë synohet ulja e fondit të pagave dhe rritja e investimeve. Ndërmarrja 1, 2 dhe 3 preken nga shkurtimet. Punonjësit janë njoftuar menjëherë pas marrjes së vendimit të Këshillit Bashkiak për shkurtimet.”,- thekson në deklaratën e saj për mediat Tabaku.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Sindikatave të Pavarura Kol Nikolla, i cili e cilësoi deklaratën e Bashkisë qesharake. Sipas Nikollës, Bashkia Tiranë me një vendinm të tillë ka shkelur kodin e punës duke mos respektuar asnjë procedurë ligjorë.

“Punonjësit e funeraleve nuk janë pranuar në punë. Është thyer kodi i punës për punonjësit. Do marrim përsipër ndjekjen e procedures. Tabaku sapo bëri një deklaratë qesharake, pasi nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore Punonjësit do t’i fitojnë të drejtat e tyre.”,- nënvizon Nikolla.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›