E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Meksi nuk ka luajtur nga mendtë që të bashkohet me partinë e Topit

Share

Deputetët demokratë vazhdojnë që të sillen me indiferencë ndaj partisë së re të paralajmëruar nga ana e presidentit Bamir Topi. Edi Paloka ka thënë se kjo parti nuk ka asnjë shans që ta dëmtojë PD-në, pasi sipas tij, ajo do të marrë vota majtas. Kjo, pasi sipas Palokës, Topi ka votuar për Ramën në zgjedhjet e 8 majit.

Paloka ka thënë se Topi nuk ka mbështetje, pasi vetëm dy-tre njerëz janë shprehur publikisht pro tij. Ndërkohë, i pyetur për një afrim të mundshëm t ëish-kryeministrit Aleksandër Meksi me partinë e Topit, Paloka është shprehur se Meksin nuk mund ta ketë lënë mëndja.

Nuk besoj se zoti Meksi ka luajtur nga mendtë pas 20 vitesh që të shkojë e të bashkohet me atë parti, ka thënë Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›