E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitar i gjyqit per Meten

Fakte të rënda dalin në pah sa i përket aktivitetit korruptiv të ish-ministrit Dritan Prifti kur drejtonte ministrinë e Ekonomisë.

Bekim Halili, dëshmitari i thirrur nga prokuroria si dëshmitar i çështjes së videos Meta-Prifti, gjatë një prononcim për “ABC News” akuzoi Dritan Priftin se e ka eliminuar nga një tender për 30 mijë ton naftë bruto për favorizuar një kompani tjetër ku ishte e përfshirë gruaja e ish-ministrit të Ekonomisë, Meri Prifti.

Halili i cili ka deponuar gjatë seancës së të hënës edhe në Gjykatën e Lartë tha se do të padisë, ish-ministrin Dritan Prifti në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblimin 1 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›