E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Sharjet dhe fyerjet janë fjalori zyrtar i PS-së



Deputeti demokrat, Edi Paloka, duke u përfshirë dje në debatin e pikës jashtë rendit të ditës lidhur me incidentin në Kuvend, u është rikthyer viteve kur Partia Demokratike ishte në opozitë. Sipas Palokës, ato ishin vite mjaft të vështira sepse opozita dhunohej brenda dhe jashtë Parlamentit, ndërsa fjala në Kuvend ishte e vështirë për t’u marrë. Referuar incidentit në fjalë, Paloka ka vlerësuar se deputeti socialist e ka tepruar, dhe në një situatë të tillë i bie që mazhoranca të ndihet e dhunuar edhe tani që është në pushtet. Në lidhje me fjalorin, Paloka u shpreh se socialistët nuk duhet të çuditen. Në këtë pikë, ai u kujtoi dy kryetarët e PS-së, Nano dhe Rama, duke lënë të nënkuptuar se këta të fundit e kanë të zakonshme përdorimin e fjalorit jonormal. “ǒështë ky çuni i Fatimes që del këtu orë pas ore, flitet për buxhetin dhe ai fillon vajza e Berishës kështu e ashtu. E gjithë kjo që ndodhi nuk e vë në dyshim që askujt nuk i vjen mirë për atë situatë që u krijua, por kjo që ndodh është politikë e kryetarit tuaj, është ai natyra tipike e provokuesit që sa e sa seanca të tilla sjellin sherre në Parlament dhe situata të ngjashme. Sa për fjalorin, ju keni pse skandalizoheni, keni pasur kryetar Fatos Nanon, keni Edi Ramën. Atë fjalor e keni fjalor zyrtar të partisë ju”, - tha Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›