Vodafone lançon për herë të parë shërbimin e ri Vodafone Mini Call
A keni menduar ndonjëherë t’u dërgoni urimet më të mira për Vitin e Ri njerëzve tuaj më të dashur me anë të një mesazhi zanor? Është koha që të mendoni për një shërbim të tillë inovativ. Në këtë prag fundviti, Vodafone Albania bëhet i pari operator celular që do t’u mundësojë të gjithë klientëve të saj shërbimin e ri Vodafone Mini Call. Përmes këtij shërbimi të gjithë klientët tanë do të kenë mundësi të krijojnë një mesazh zanor dhe ta dërgojnë atë palës marrëse. Është e lehtë, duhet vetëm të telefonosh duke shtuar një yll “*”para numrit të cilit do t’i dërgoni mesazhin tuaj zanor p.sh. *069xxxxxxx. Duke shtypur “*“ numrin e abonentit dhe duke regjistruar mesazhin tuaj zanor, klientët kanë mundësi t’ia dërgojnë këtë mesazh zanor numrit të preferuar. Marrësi (pala B) do të njoftohet me një mesazh të shkurtër (SMS) për çdo mesazh zanore te ri që do të mbërrijë në inbox-in e tij.
Shërbimi i ri lançohet në përputhje me strategjinë e Vodafone dhe synon t’u ofrojë një numër të gjerë shërbimesh plotësuese klientëve të saj. Pa dyshim që klientët Vodafone do të mund të përfitojnë nga ky shërbim i ri, i cili ofrohet me po të njëjtën tarifë dërgimi si një SMS normal me 20 lekë (TVSH e përfshirë). Ky shërbim do të jetë në avantazhin e klientëve me parapagesë dhe me kontratë, dhe vetëm brenda rrjetit Vodafone. Filozofia e Vodafone dhe angazhimet e tij ndaj klientëve bazohet në konceptin se si një shërbim i ri do t’u mundësojë klientëve Vodafone dërgimin e mesazheve jo vetëm me fjalë, por si emocione të shprehura me zë, drejtuar miqve, familjeve dhe të dashurve.