E Diel, 1 Nëntor 2026

Zana Xheka Femijet mi varrosen ata qe nuk mi deshen sa ishin gjalle

Gruaja shpjegon arsyet e shoqerimit ne ceremonine mortore nga nje patrulle policie pse nuk donte te varroseshin femijet ne Tapize marredheniet me njerezit e burrit

Durres

Percillen per ne banesen e fundit kater femijet e asfiksuar dy dite me pare ne Sukth te Durresit nderkohe qe nena e tyre do tua jepte lamtumiren e fundit nen shoqerimin e policise. Shkak eshte bere pengesa qe njerezit e bashkeshortit kane bere per pjesemarrjen e saj ne ceremonine e zhvilluar ne Tapize te Krujes ndersa edhe vete gruaja eshte shprehur se nuk ka pasur aspak deshire te ishte e pranishme aty. Ata njerez nuk mi pane dhe nuk mu dhane asnje ndihme femijeve te mi sa ishin gjalle nderkohe qe u bejne ceremonine mortore. Duhet te isha une personi qe duhej ta organizonte kete ceremoni ti varrosja ketu ku kishte njerez qe i donin ku ishin miqte e tyre. Por ne asnje menyre ate ceremoni nuk duhej ta zhvillonin xhaxhallaret dhe hallat ata qe nuk i kane takuar asnjehere dhe nuk interesoheshin ne te gjalle per ta - ka shpjeguar 38-vjecarja Zana Xheka ne nje interviste per nje nga televizionet arsyet e shoqerimit te saj me polici per ne ceremonine mortore. Me tej gruaja e shokuar nga ajo qe ka ndodhur dhe e shoqeruar gjate gjithe kohes nga nje patrulle policie per shkak te gjendjes se shokut te pesuar por edhe me e vrare prej asaj qe ndodhi dje rrefen se ka qene vellai i saj qe e ka detyruar te shkonte deri ne Tapize. Vellai me tha qe ti duhet te jesh e pranishme sa te behet ceremonia dhe tu jepet lamtumira e fundit pasi ata jane femijet e tu. Kjo me detyroi te shkoja se do doja qe une qe i rrita me aq halle e mundime tua kryeja vete ceremonine. Nuk doja ta benim varrimin atje as kuneterit as kunatat as burri sme kane ndihmuar fare qekur kane lindur ata femije as vinin per takim. Tani qe vjen fundi vijne i marrin per ti varrosur - shprehet nena e shqetesuar. I kam percjelle pa deshiren time. Atje vendosi dikush qe nuk kishte bere asgje per femijet e mi. Per ata femije kam bere une gjithcka dhe doja ti vendosja une aty ku doja - rrefen ajo. Me tej gruaja ka rrefyer edhe menyren se si mesoi per kete vendim te kuneterve te saj. Isha ne spital ne gjendje te rende shendetesore dhe me thane qe kuneterit kishin terhequr trupat e femijeve per ta bere varrimin ne Tapize por nuk doja te varroseshin aty - u shpreh Zana Xheka duke shtuar Varrimi duhej bere ne Sukth aty ku dhane edhe shpirt. Une nuk kam qene ne gjendje te bej asgje isha ne spital. Ne polici me pyeten se ku do vendosja ti varrosja femijet une nuk e kisha me qejf qe ta benin varrimin ne Tapize doja te benim ketu. Ndodhi si ndodhihellip ishte nje fatkeqesi dhe une doja ti varrosja ketu sepse prej vitesh jetonim ketu ketu kane dhene shpirt ketu jane mesuar me shoket dhe shoqethellip Mes lotesh Zana tregon E ndiej veten shume keq qe asnjeri as njerezit e mi nuk me ndihmonin se kujtonin qe une kisha faj. Me tej tregon se ka 6 muaj e ndare nga bashkeshorti. Ai eshte larguar nga shtepia nuk kemi bere ndarje pas kater muajve qe kishte ikur nga shtepia erdhi dhe filloi pune afer lokalit ku punoja une. Atje punonte vetem per vete asgje nuk sillte per femijet. Gruaja e vetme rrefen vuajtjet e saj ndersa shton Asnjehere nuk kam marre ndihme sociale nga bashkia. Madje shprehet se paguante 3 mije leke te reja qira ne shtepine ku jetonte me kater femijet. Diten e tragjedise eshte nisur ne pune e semure por duheshin fituar para - rrefen ajo - per te ushqyer femijet qe me perqafuan kur ika. Pas kesaj tragjedie ka folur edhe gjyshja e femijeve sipas se ciles ketyre vuajtjeve nuk u duhej shtuar edhe kjo tragjedi. Vdekja e femijeve eshte nje tjeter fatkeqesi e vajzes sime e rritur jetime - shprehet e moshuara ndersa shton Familjaret e dhendrit nuk jane kujdesur kurre per ta. Robert e Vilson Xheka 13 dhe 9 vjec Kasandra e Nertila Xheka 9 dhe 6 vjec u asfiksuan nga nje vater zjarri e krijuar ne shtepi. Nga mungesa e energjise femijet harruan ndezur nje qiri qe shkaktoi edhe zjarrin ne banese. Ka qene nena e tyre Zana Xheka qe i gjeti te asfiksuar ne oret e para te mengjesit teksa kthehej nga puna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›