E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët e reja që do ndërtohen këtë vit

 

Fabiola Çela

Investimet publike në 2008-ën janë realizuar në masën 98 për qind. Gjatë vitit të kaluar mësohet të kenë përfunduar pjesa më e madhe e projekteve rrugore. Por ashtu siç është deklaruar edhe më parë, problem vazhdojnë të mbeten shpronësimet. Në një prononcim për gazetën "Panorama", nëndrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Skënder Çota, ka sqaruar në detaje të gjitha projektet e reja rrugore që do të nisin të zbatohen këtë vit.
Investimet
Vitin e kaluar realizimi i investimeve dhe sidomos ato publike kanë qenë në rrugë të mbarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve, e cila është edhe gllabëruesja më e madhe e fondit për investime, deri në fund të muajit dhjetor investimet janë realizuar mbi 98 për qind të planit. "Shifra e realizimit të planit të investimit për 2008-ën është mbi 98 për qind. Ndërkohë që vlera e investimeve ka qenë rreth 17 miliardë lekë, vlerë kjo vetëm për projektet e financuara nga buxheti i shtetit", ka thënë Çota. Ndërkohë, sipas tij, plani për 2009-ën është më i lartë, pasi këtë vit janë planifikuar të hapen një sërë rrugësh të reja. "Do fillojë ndërtimi i rrugës së Arbrit, do fillojë ndërtimi i boshtit qendror të Vorës, gjithashtu është planifikuar të nisë ndërtimi i rrugës Qafë-Plloçë, si dhe ndërtimi i rrugës Koman-Fierzë, të cilat vlen të theksohet se janë projekte shumë të mëdha dhe të rëndësishëm", u shpreh nëndrejtori i Rrugëve, Çota. Këtë vit është parashikuar të përfundojnë edhe disa akse të rëndësishme në zonën e Jugut. Konkretisht mësohet të ketë nisur puna në aksin Qeparo-Sarandë, i cili ka një gjatësi prej 39 km me një vlerë financimi prej 2.1 miliardë lekë. Gjithsej janë 5 Lote, 3 prej të cilave kanë përfunduar, ndërsa Loti 1 dhe Loti 2 përfundojnë më 15 qershor 2009. Ndërtimi i këtij segmenti Dhërmi-Qeparo-Sarandë do të përmirësojë dhe lehtësojë ndjeshëm qarku-llimin e automjeteve gjatë sezonit turistik, duke i dhënë një mbështetje e fuqishme zhvillimit të turizmit në këto zona.
Problemet
Shpronësimet vazhdojnë të mbeten problemi kryesor në përfundimin dhe afatin e duhur të projekteve rrugore. Shumë prej banesave në të cilat kalon segmenti rrugor nuk janë të regjistruara në hipotekë dhe si e tillë pronari i kësaj ndërtese nuk mund të shpronësohet. E derisa ajo ndërtesë të regjistrohet në hipotekë kërkon kohën e vet, çka shkakton dhe vonesën në përfundimin në kohë të ndërtimit të rrugës. Sipas Çotës, një problem i tillë është hasur edhe në rrugën e bregdetit. "Nga eksperienca e viteve të kaluara, ne kemi negociuar me kontraktorët. Por në të vërtetë nuk janë kontraktorët ata që shkaktojnë mospërfundimin në kohë të projekteve rrugore, por janë shpronësimet të cilat janë të paevitueshme nga ana jonë", tha ai.

projektet e reja qe do nisin ne 2009

RRJETI I RRUGEVE NACIONALE
Ndertim Unaza veriore Korce (seg. Dritat e verdha - K /rruga Korce, Kapshtice)
Ndertim Unaza veriore Korce (seg. varrezat e qytetit K.Erseke)
Ndertim rruga Kukes-Morine Loti 5 (km 10,85-16.7) dublimi dhe plotesim ( Shtese punimesh)
Ndertim Rruga Bulqize- Bllate (Bulqize - Ura e Çerenecit) Loti 1 (shtese punimesh)
Ndertim Rruga Bulqize- Bllate (Bulqize - Ura e Çerenecit) Loti 3 (shtese punimesh)
Ndertim Rruga Kardhiq-Delvine Loti1 (shtese punimesh)
Ndertim Rruga Kardhiq-Delvine Loti 3 
Ndertim rruga Milot - Reshen Loti 1
Ndertim rruga Has-Q.Prush (Vazhdimi) (shtese kontrate)
Ndertim rruga Kanali i Cukes-Butrint Loti 1
Ndertim rruga Kanali i Cukes-Butrint Loti 2
Ndertim Rruga Dragobi - Valbone (vazhdimi)
Ndertim rruga Kam-K/Golaj
Plotesimi i trotuareve te rruges Unaza Shkoder
Ndertim Rruga Koman-FierzeLoti1
Ndertim i rruges se Arberit (seg. Ura e Brarit - Hyrje tuneli Q.Murrize) Lot 1
Ndertim i rruges se Arberit (dalje Ura e Vashes -Bulqize) Loti 1
Ndertim i rruges se Arberit (dalje Ura e Vashes -Bulqize) Loti 2
Ndertim i rruges se Arberit (dalje Ura e Vashes - Bulqize) Loti 3
Ndertim rruga e Porto Romanos, Durres Loti 3
Ndertim Rruga K/Rruga Nacionale- Plazh Patog
Ndertim Rruga Ura e Leklit-Permet-Carshove Loti 1
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine Loti  4
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine  Loti 5
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine  Loti 6
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine  Loti 7
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine  Loti 8
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine  Loti 9
Ndertim  Rruga BayPas - Plepa-Kavaje-Rrogozhine  Loti 10
Ndertim rruga Qukes-Q.Plloce Loti1
Rikonstruksion i rruges dhe zgjerimi i tunelit ne zonen e ujit te ftohte Vlore
Ndertim rruga  Bregu i Lumit - Babrru Loti 1
Rikonstruksion rruga  Institut -Bulcesh, Kamez
Rikonstruksion rruga  Ura Drino- Nokove, Lunxheri
Ndertim rruga Dhuvjan-Libohove
Ndertim nyja lidhese Unaza F.Kruje -Superstrada F.Kruje-Milot
Ndertim nyja lidhese e rruges rruges Milot -Lezhe,Rreshen,Thumane
Ndertim By Pass Rrogozhine
Rikonstruksion i rruges se spitalit Lezhe
Masa Inxhinierike  ne aksin Tirane-Elbasan
Masa inxhinierike dhe rreshqitje ne aksin  Elbasan -Librazhd -Prrenjas 
SISTEMIM ASFALTIME
Sistemim asfaltim rruga e Peshkepi - Ura e Drashovices
Sistemim asfaltim rruga Zemblak - kryqezim Liqenas Loti 2
Ssistemim asfaltim Rruga Librazhd-Qafe Stude Loti 3
Sistemim asfaltim Rruga Ura e Cerenecit -Qafe Stude Loti 1
Sistemim asfaltim Rruga Ura e Cerenecit -Peshkopi (Maqellare- Peshkopi) Loti 2
Sistemim asfaltim rruga Nange-Q.Kolesian
Sistemim asfaltim Rruga Traget Fierze
Sistemim Asfaltim rruga F.Arrez -Iballe 
Sistemim Asfaltim rruga Hocisht
Riveshje dhe Sistem Asfaltim rruga K/Koman- F.Arrez Loti 3
Sistem Asfaltim i rruges automobilistike Sheshi tragetit - Qendra Komunes Legbibaj
Sistemim Asfaltim aksi rrugore Dedaj-Razem
Riveshje aksi rrugor Rranxa -Kukel
Riveshje aksi rrugor K.Bushat- B.Juge
Sistemim Asfaltim rruga Qafe Koshovice-Kreshpan
Sistemim Asfaltim rruga Kreshpan - Cakran
Sistemim asfaltim rruga Lushnje-Ballagat-Peqin
Sistemim asfaltim rruga Unaza e qytettit Erseke
Sistemim Asfaltim Rruga Hani I Hotit-Vermosh Loti 1
Sistemim Asfaltim Rruga Tepelene- Gusmare
Sistemim Asfaltim Rruga Gusmare-Kuc-Ftere-BorshLoti1
Sistemim Asfaltim Rruga Qafe Thane-Lin-PogradecLoti1
Sistemim Asfaltim Rruga Qafe Thane-Lin-PogradecLoti2
Sistemim Asfaltim Rruga Pogradec-Tushemisht-Dogane
Sistemim Asfaltim Rruga Qafe Muzine- Delvine
Sistemim Asfaltim Rruga Kukes-Krume Loti1
Sistemim Asfaltim Rruga Kukes-Krume Loti2
Sistemim Asfaltim Rruga e Shishtavecit, Kukes
Sistemim Asfaltim Rruga Kruje-Noje-QafeShtame
Sistemim Asfaltim Rruga Erseke - Leskovik Loti 1
Sistemim Asfaltim Rruga Tepelene - Vlore Loti 1
Sistemim Asfaltim Rruga Pushimi i Shoferit (Lushnje) -Divjake Loti1
Sistemim Asfaltim Rruga Pushimi i Shoferit (Lushnje) -Divjake Loti2
Sistemim Asfaltim Rruga hyrjet e qytetit Permet
Sistemim Asfaltim Rruga e teqes Berat Loti 1
Sistemim Asfaltim Rruga Lezhe-Hoteli i Gjuetise
Sistemim Asfaltim Rruga Shengjin -Kune
Sistemim Asfaltim Rruga e vjeter F.Kruje-Lac-Milot
Riveshje dhe sistemim asfaltim Fier -Mallakaster Loti 1
Riveshje dhe sistemim asfaltim Fier -Mallakaster Loti 2
Sistemim Asfaltim Rruga F.Kruje-Kruje-Sarisalltik
Sistemim Asfaltim Rruget lidhese me bregdetin (Llogara-Sarande) Loti 1
Sistemim Asfaltim Rruget lidhese me bregdetin (Llogara-Sarande) Loti 2
Sistemim Asfaltim segmenti rrugor Rotondo e Plastmasit deri tek Rotondo e Savres, Lushnje 
Sistemim Asfaltim Rruga hyrje dalje -Tepelene
Sistemim Asfaltim  rruga Tre Urat Leskovik
Sistemim Asfaltim Rruga Gose Vila -Bashtove
Sistemim Asfaltim Rruga Vore - Maminas-Rrashbull

Kalimash-Morinë përfundon 65% e rrugës

Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është një prej projekteve më të mëdha rrugore që qeveria demokrate mori përsipër ta realizojë. Deri tani mësohet të kenë përfunduar gati 65 për qind e punimeve në segmentin Kalimash-Morinë dhe brenda pak muajsh ky segment do të jetë i hapur për kalimin e automjeteve. "Në  segmentin Kalimash-Morinë ne aktualisht kemi 7 kontrata që nuk janë përfunduar ende, ndërsa pesë prej tyre kanë përfunduar. Në muajin maj-qershor pritet të përfundojnë 100 për qind të punimeve, pasi tani kanë ngelur vetëm punimet e forta që hanë pak kohë, por që kanë vlerë monetare më të lartë", u shpreh nëndrejtori i Rrugëve, Çota. Sipas tij, ky segment do të jetë gati në muajin qershor të këtij viti. Ky segment ka një gjatësi prej 29 km dhe është i ndarë në dy lote, që janë ura dhe viadukte të mëdha. Ndërtimi i këtij segmenti ka qenë goxha i vështirë. Në këtë segment ndodhet edhe ura më e lartë. Realizimi i këtij projekti rrugor ishte dhe një ndër premtimet e Qeverisë Berisha. Për realizimin e këtij projekte janë financiar miliona lekë nga buxheti i shtetit.

Kalimash-Morinë

    29 km gjatësia
    65 për qind e punimeve kanë përfunduar
    5 lote kanë përfunduar
    7 lote përfundojnë në qershor
    7.9 miliardë lekë financim nga buxheti i shtetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›