Sfidat e Ballkanit
ANDREA DIMITRIADU
Ahmed Ridban është i kënaqur. Në prag të Krishtlindjeve dyqani e tij në qendër të Komotinit po fillon të frekuentohet sërish. Si ortodoksë ashtu dhe myslimanë vijnë tek pastiçeria për të blerë ëmbëlsira. "Unë përfitoj nga të gjitha festat, qofshin ato të krishterat ose ato myslimane", thotë Ridbani. Biznesi i tij drejtohet që prej vitit 1962 nga familja. Ridbani është anëtar i Dhomës së Tregtarëve dhe mjeshtreve të rrethit të Rodopit. 40% e anëtarëve të saj janë me origjinë turke, si ai. E ndërsa në tregti dhe në zeje udhëheq ligji i tregut dhe përkatësia fetare nuk ka ndonjë rol të dukshëm. Në dhomën e pritjes së mikrobiologut Dr. Mustafa Mustafait situata paraqitet krejt ndryshe. "Vetëm 5% e pacientëve të mi janë grekë ortodoksë", thotë i qetë ish-deputeti i parlamentit të partisë SYNASPISMOS. Ai është një burrë simpatik dhe i ekuilibruar. Mëria e dikurshme për mbi tetë vitet e kaluara si bujk, pasi diploma e mjekësisë e marrë në Stamboll nuk njihej në vendlindjen e tij, nuk dallohet më. Kur ndiqte gjimnazin grek, ai ishte i vetmi mysliman, ndërsa të gjithë shokët e tij shkonin në shkollat për pakicat. Por, pavarësisht se ndoqi gjimnazin grek, studimet e larta nuk i kreu në vend, por u nis drejt Stambollit, "nën strehën e madhe të Turqisë", siç e quan ai. Lidhja me vendin fqinj është e ngushtë, çdo familje me origjinë turke në Komotini ka miq apo të afërm aty. Mustafai, bashkëshortja e të cilit është psikologe, i ka çuar edhe vajzat në Stamboll për të studiuar. Që nga viti 1988 diplomat e universiteteve tashmë njihen.
Komotini me rreth 100.000 banorët e tij krijon te vizitorët përshtypjen e një shoqërie multikulturore, e cila funksionon. Kishat pranë xhamive janë karakteristike për imazhin e qytetit, tabelat e dyqaneve shkëlqejnë në turqisht dhe greqisht, gratë me ferexhe enden pranë grekeve me minifunde. Kudo atmosfera e pazareve orientale. Të krijohet një përshtypje e parë sikur je në ëndërr. Sapo flet me njerëzit, ndjen pakënaqësinë: Myslimanët ndihen të trajtuar në mënyrë përçmuese nga grekët e krishterë, tubacionet e shkatërruara të ujit në fshatra janë shkaktarë të kancerit, fëmijët myslimanë detyrohen të bëjnë kryqin në kopshtet ortodokse, unioni i 200 Imamëve nuk njihet si shoqatë profesionale etj. Dhe, a nuk u hoqën në vitin 1984 tabelat në ndërtesën e "Shoqatës turke rinore"? Për të mos përmendur masat që u ndërmorën në vitin 1964: Pakicës iu ndalua ndërtimi i shtëpive dhe blerja e tokës, iu mbyllën shkollat dhe bizneset (nga viti 1991 këto masa u shfuqizuan dhe u garantuan liritë civile). Grekëve ortodoksë nga ana tjetër u duhet të durojnë politikën e Turqisë, e cila ishte karakterizuar nga mungesa e theksuar e tolerancës deri në ushtrimin masiv të presionit ndaj grekëve në vend. Traktati i Lozanës nuk mund të garantonte më mbrojtje, kur në vitin 1955 në Stamboll u plaçkitën biznese greke dhe e gjithë pasuria u likuidua. Grekët u dëbuan dhe numri i tyre me kalimin e viteve ra nga rreth 100.000 në Stamboll, deri në 3000 sot.
Në jetën e përditshme në Komotini nuk flitet për këto ngjarje të mëdha historiko-politike. Para së gjithash këtu kritikohet politika përjashtuese ndaj pakicave: Myslimanëve as që u bëhet vonë për interesat e Greqisë. Ndiqen vetëm stacionet televizive e radiofonike turke dhe lexohen vetëm gazeta turke.
Jannis Kaldirimitzis, inxhinier ndërtimi, ka rreth 90% punëtorë me origjinë turke, me të cilët është i kënaqur, por në jetën private nuk ka kontakte me pakicën. Kaldirimitzis, i cili është dhe konsull nderi i Gjermanisë, madje flet edhe pak turqisht. Edhe e shoqja, pedagoge juridiku, ndjen keqardhje për kontaktet e pakta: "Është e pamundur të lidhësh miqësi, si grua apo si çift, sepse gratë myslimane nuk mund të dalin dhe sidomos janë të përjashtuara". Te çifti, ashtu si te shumë grekë të brezit të tyre, kanë lënë gjurmë historitë e treguara nga prindërit e tyre për dëbimin.
"Fëmijët e mi nuk e dëgjojnë më këtë nga unë", thotë Kaldirimtzis.
Popullsia e përzier nga feja e grekëve ortodoksë dhe grekëve myslimanë me origjinë turke në Trakinë Perëndimore është një produkt i historisë: Në shkëmbimet e popullsisë në vitin 1923 (afërsisht 800.000 turq si dhe 1.5 milionë grekë u shpërngulën me forcë) u larguan për arsye ekonomike grekët e Stambollit (si dhe të ishujve Imvros dhe Tenedos) dhe turqit në Trakinë Perëndimore. Që prej këtij momenti pakicat e ashtuquajtura fetare fituan me nenet 37-45 të Traktatit të Lozanës të drejta të veçanta. Atyre duhet t'u garantohej liri e plotë fetare, t'u jepeshin të drejta civile dhe politike. Një rëndësi të veçantë për situatën e sotme ka neni 40 që garanton hapjen e shkollave, ku përveç lëndëve histori, gjeografi dhe informatikë, mësimi zhvillohet në gjuhën amtare (kjo vlen si për grekët në Stamboll, ashtu edhe për turqit në Trakinë Perëndimore). Për rreth 100.000 njerëzit e pakicës që jetojnë në Komotini, Ksanthi dhe në fshatrat përreth, ky nen ka pasojën konkrete që vetëm një pjesë fare e vogël flasin greqisht!
Mungesa e njohurive gjuhësore e bën të pamundur integrimin social dhe ekonomik. Vetëm ata që zotërojnë në mënyrë perfekte greqishten arrijnë të integrohen në shoqëri.
Nga ana zyrtare e grekëve ka përpjekje për t'u lehtësuar pjesëtarëve të pakicave hyrjen në arsimin e lartë: Që prej vitit 1996 është në fuqi ligji i "Diskriminimit Pozitiv", i cili merr parasysh vështirësitë gjuhësore të studentëve me origjinë turke me hyrjen në shkollat e larta dhe u siguron vende studimi sipas një kuote të caktuar. Por çështja e arsimit të pakicave mbetet ende problematike. Fëmijët me origjinë turke nuk arrijnë të mësojnë si duhet as greqisht, e as turqisht në shkollë.
Ajo çka mungon në Komotini e që menjëherë bie në sy është interesimi për njëri-tjetrin. Pak të krishterë dinë për doket e zakonet fetare të pakicës, por edhe myslimanët nuk dinë më shumë për të krishterët. Terma si kultura e pajtimit ose politika e mirëkuptimit janë të panjohura. Edhe pse përgjithësisht duhet thënë, se në Trakinë Perëndimore gjithçka ndodh në paqe. Këtu Islami nuk është i karakterizuar nga fanatizmi, është shumë i matur dhe liberal. Por nuk ka asnjë iniciativë qoftë private, apo publike për t'u afruar me njëri-tjetrin. Martesat bëhen vetëm brenda së njëjtës kulturë, mungon frekuentimi i ndërsjellë i shkollave.
Shansi i të mësuarit ndërkulturor që ofrohet në popullsinë e përzierë fetare të Komotinit nuk perceptohet. Kjo ende mbetet një sfidë e së ardhmes.
Andrea Dimitriadu, ka lindur në 1967 në një ishull të vogël gjerman në Detin e Veriut. Ajo ka studiuar letërsi dhe histori në Gjermani, Francë dhe Holandë. Që prej vitit 1994 punon si gazetare e lirë në Greqi, gjithashtu ajo punon si pedagoge e gjuhës gjermane në Institutin Goethe në Selanik. Atje edhe jeton me Aleksin, bashkëshortin e saj grek dhe dy vajzat, Artemisa dhe Athina. Nga një këndvështrim i paanshëm dhe i qetë, ajo përshkruan marrëdhëniet e minoritetit turk në Komotini, qytet i Trakisë Perëndimore, përpjekjet dhe nevojën e komunitetit grek dhe turk për të bashkëjetuar në sfidën njerëzore, përtej përçarjes inatçore që kanë trashëguar nga historia.