Ecje kundër kancerit
Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftoi se të shtunën nën organizimin e Iniciativës ballkanike për luftimin e kancerit të gjirit dhe në bashkëpunim me Community Building Mitrovica, në Mitrovicë do të organizohet ecja kundër kancerit, që ka për qëllim vetëdijesimin ndaj kësaj sëmundjeje.
MSH përmes një njoftimi për media bëri të ditur se ecja vjetore kundër kancerit, e cila do të organizohet në Mitrovicë do të fillojë në ora 12:00, do të zgjasë një orë, ndërkaq në këtë ecje me moton zbulimi i hershëm = mbijetesë do të jetë i pranishëm edhe ministri Alush Gashi.
Moto e kësaj fushate është zbulimi i hershëm = mbijetesë. Ecja, e cila do të vazhdojë edhe viteve të tjera ka për qëllim që të rrisë vetëdijen ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, thuhet në njoftim.
Ecja që organizohet të shtunën, është e dyta që mbahet në Kosovë. Një aktivitet i ngjashëm ishte organizuar edhe vjet.