PS: “Prokuroria të nisë hetimin për 3 ministrat”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimin për tre ministrat e qeverisë aktuale: Lulzim Bashën, Sokol Olldashin dhe Fatmir Mediun. Deputeti i selisë rozë, Sajmir Tahiri pohoi dje se është radha e prokurorisë që të nxjerrë përgjegjësit e abuzimeve në Rrëshen-Kalimash apo në tragjedinë e Gërdecit. “Sali Berisha dhe familja e tij jo vetëm po bëjnë çmos për të vjedhur gjithçka ka mbetur në këtë vend, por njëkohësisht po bëjnë çmos për të ndaluar ndëshkimin e atyre që tashmë janë të akuzuar të publikut e të organeve të drejtësisë për korrupsion qeveritar. Këta të akuzuar janë në shtëpinë e Sali Berishës, në familjen e tij, në zyrën e tij, në qeverinë e tij. Është kjo arsyeja pse Sali Berisha është i akuzuari kryesor e njëkohësisht protektori kryesor i sekserëve të familjes së tij”, - tha dje Tahiri. Sipas tij, shembja e tunelit të Kalimashit në rrugën e kombit e njëkohësisht korrupsionin më të madh të familjes, është skandali më i fundit që rëndon mbi këtë qeveri po aq sa rëndon edhe kostoja e shtuar që duhet të paguajnë qytetarët për ndreqjen e saj, vetëm sepse Sali Berisha dhe shërbëtorët e tij vendosën të abuzonin me detyrën publike për të kataloguar një tjetër inaugurim elektoral. “Fatmir Mediu hodhi në erë një qytezë të tërë duke lënë pas 26 viktima të pafajshme e miliona euro dëm, e sot krekoset si ministër, megjithëse duhet të ishte përpara organeve të drejtësisë. Sekseri serb, Damir Fazliç, vjen në Shqipëri për të vjedhur paratë e shqiptarëve nga shtëpia e Sali Berishës dhe studioja ligjore e vajzës së tij, dhe sot vazhdon ende të vjedhë falë bekimit dhe mbrojtjes shtetërore të kujdestarit të tij Kryeministër, ndërkohë që duhet të ishte para organeve të drejtësisë”, - rendit deputeti socialist ato që i quan abuzime të rënda të kësaj qeverie. Sipas tij, tuneli i Kalimashit është shembur dhe askush nga qeveria nuk merr guximin t’u shpjegojë shqiptarëve të vërtetën e kësaj shembjeje. Sipas tij, Lulzim Basha duhet të ishte përpara drejtësisë për vjedhjen e miliona eurove të faktuara në investimin e kësaj rruge, ndërkohë që vazhdon të krekoset në karrigen e ministrit të brendshëm. Po kështu, Sokol Olldashi, meriton të vihet përpara përgjegjësisë ligjore njëlloj si kolegu i tij. “Partia Socialiste i bën thirrje Prokurorisë të rihapë menjëherë dosjen Durrës-Kukës, të kërkojë heqjen e imunitetit e të marrë para përgjegjësisë penale shtetasin Lulzim Basha e Sokol Olldashi për korrupsionin gjoja patriotik të kësaj rruge si dhe të nisë hetimet e menjëhershme për shembjen e tunelit të Thirrës duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. I bëjmë thirrje Prokurorisë të rikërkojë menjëherë dhe heqjen e imunitetit për shtetasin Fatmir Mediu, për tragjedinë njerëzore e materiale të Gërdecit”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009