Braçe: “Pushtetarët po vjedhin tokat në bregdet”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste shton akuzat për Qeverinë lidhur me abuzimet me tokat. Deputeti i selisë rozë, Erion Braçe, ka pohuar dje se ka zbuluar një tjetër rast flagrant të grabitjes së tokës bregdetare nga pushtetarët dhe ky është një projektligj, i cili cenon pronat në interes të të preferuarve të familjes kryeministrore. Sipas tij, në Kuvend gjendet që nga viti 2008 një projektligj, i cili parashikon ndryshime në ligjin e vitit 1995 “Për disa ndryshime në ligjin e vitit 1995, për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Në bazë të këtij ligji, përdoruesve të tokës nuk u jepet më 1500 metra katrorë për çdo familje me mbi 6 pjesëtarë, por vetëm 500 metra katrorë, pra duke u hequr të drejtën për plot 1 mijë metra katrorë tokë. Ai shpjegon më tej se gjithë këto probleme vijnë nga mosregjistrimi i tokës bujqësore, çka lejon abuzimet e mëdha me to. Ky ligj, sipas tij, prek veçanërisht zonën e Orikumit ku toka është dhënë në përdorim.
Drafti
Drafti i ri, i ndodhur në zyrat e Kuvendit, bën një ndryshim në një ligj të vitit 1995 për kalimin e tokës bujqësore në pronësi. Duke iu referuar ligjit të vitit 1995, Braçe sqaron se ai merrte përsipër t’u japë punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore tokë në përdorim, ndërsa nuk përcaktonte sipërfaqen e tokës. Për këtë qëllim, por edhe për qëllime elektorale vijon ai, presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, nxori një dekret dy muaj para zgjedhjeve të majit 1996. “Sipas atij ligji, parashikohet se për familjet me mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit do të jetë 1500 metra katrore. Ndërsa për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritet 200 metra katrore për çdo pjesëtar më pak”, - sqaroi Braçe. Deputeti socialist kthehet tek drafti i paraqitur nga Qeveria për disa ndryshime në ligjin e vitit 1995 dhe sqaron se me këtë draft Qeveria u grabit përdoruesve të tokës bujqësore, 1 mijë metra katrore. “Ne nenin 1 thuhet se kompensimi në truall për familjet mbi gjashtë pjesëtarë, sipërfaqja e truallit të jetë deri në 500 metra katrorë. Nga 1500 metra katrorë që i jepte tek projektligji i vitit 1996, tani i jep 1 mijë metra katrore me pak”, - tha Braçe. Një prej elementeve të konfliktit të pronësisë sot mbetet mosregjistrimi i tokës bujqësore në zyrat e regjistrimit të pasurive, nga ana e përdoruesve, bazuar në ligjin e vitit ‘95. Ligjvënësi socialist thotë se kjo ka ardhur si rrjedhojë e korrupsionit të pushtetit, që prej këtij viti.
“Ka mbetur peng i korrupsionit, sepse me ta është bërë pazari. Më jep një sipërfaqe nga kjo tokë që të ka dhënë dekreti, që unë të ta regjistroj në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Po sipas deklarimeve të tyre, një pjesë e atyre që kanë përfituar nga ky dekret, janë trajtuar në mënyrë preferenciale, sepse i janë nënshtruar kësaj marrëdhënieje korruptive në zyrat e shtetit shqiptar, kanë falur tokë për të përfituar regjistrimin e pasurisë. Ndërkohë, të tjerët që nuk u janë nënshtruar këtyre marrëdhënieve korruptive me shtetin shqiptar, janë në rrugë dhe kërkojnë të drejtën e tyre sipas këtyre ligjeve të Qeverisë së po të njëjtit njeri, Sali Berishës”, - theksoi Braçe. Çështja e abuzimeve me tokën është kthyer në një problem serioz, sidomos këto javët e fundit, kur kanë dalë në pah përplasje të vazhdueshme mes qeverisë dhe qytetarëve.
PS: “Shitja e pronës shtetërore për të përfituar familja qeverisëse”
Ndryshimet e propozuara në ligjin e vitit 1994 nga kryeministri Sali Berisha lidhur me shitjen e pronës shtetërore po bëhen vetëm në interes të familjes së Berishës. Ky qëndrim është mbajtur dje nga deputetja e Partisë Socialiste, Shegushe Ligori. Sipas saj, qëndrimi i Kryeministrit i mbajtur në mbledhjen e Qeverisë së ditës së premte, por dhe miratimi i një ligji të ri, i cili ndryshon atë të vitit 1994 janë shembulli më i mirë i këtij abuzivizmi. Ajo renditi më tej abuzimet me tokën, që, sipas saj, ka bërë kryeministri Berisha, duke ndryshuar ligjet ekzistuese. “Pasi i dha mundësinë vajzës dhe ministrave të tij të privatizojnë tokat dhe vilat në bregdet, pasi përdori Policinë e Shtetit kundër pronarëve të ligjshëm në Orikum për të ndihmuar Rrahmanin, mikun e ngushtë të djalit tij, pasi rrethoi forcërisht një pronë private në Tiranë, të cilën njërën ditë Olldashi e mbolli me shkurre, dhe ditën tjetër Berisha vendosi ta shiste, konflikti i interesit arriti dje kulmin, me vendimin e marrë nga Qeveria për të shitur tokën publike”, - tha dje Ligori. Sipas saj, gjithë komenti i bërë nga Berisha në këtë ligj të vitit 1994 nuk ka për qëllim fitimin e qytetarëve, siç ai pretendon, por vetëm të familjes së tij. “Nga të gjitha fjalët që tha dje Sali Berisha, vetëm një gjë ishte e vërtetë. Vendimi i djeshëm bëhej për të maksimalizuar fitimin. Por Berisha nuk e kishte fjalën për fitimin e pronarëve, as fitimin e shqiptarëve, por fitimin e familjes së tij”, - pohoi deputetja socialiste. Në emër të selisë rozë ajo i bëri apel Sali Berishës, “të mbajë duart larg pronës së shqiptarëve dhe të ndalojë zinxhirin e abuzimeve dhe korrupsionit që po ndodh sot me pronat dhe asetet publike”. Pak ditë më parë, banorët e Orikumit, të cilët kërkojnë një sipërfaqe toke të ish-ndërmarrjes bujqësore, kanë dalë në rrugë duke protestuar. Ata nuk kanë lejuar pronarët e tokës të vazhdojnë punimet për ngritjen e një objekti, duke detyruar mbërritjen e policisë, e cila ka hasur në rezistencën e banorëve. Banorët e Orikumit kërkojnë pronësinë e mbi 450 hektarëve tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore, që sipas tyre u takon në bazë të Ligjit 7501 dhe mbi të cilën disa subjekte private janë duke ndërtuar disa pallate. Por protestat e tyre janë kundërshtuar nga policia sipas së cilës, toka u takon pronarëve të vjetër dhe këta të fundit kanë të drejtën për të bërë çfarë të duan me të. Ndryshe mendojnë banorët e Orikumit, të cilët shprehen se janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e objekteve në këtë zonë, pasi, sipas tyre, toka u përket me ligj dhe nuk do të heqin dorë prej saj.
Berisha: “Amendim të ligjin e ’94 për pronën shtetërore”
Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të bëjë një amendim në ligjin e vitit 1994, sipas të cilit, prona shtetërore nuk mund të shitet. Ai ka pohuar gjatë mbledhjes së Qeverisë të ditës së premte se ky amendim do të rrisë edhe më tej fondin për kompensimin e ish-pronarëve. “Në një mbledhje të shkuar ju njoha me qendrën e Tiranës. Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ligji është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficente për kompensimin e pronarëve”, - tha ai. Për të ilustruar këtë gjë, Berisha mori si shembull qendrën e Tiranës, e cila është kthyer në një mollë sherri mes Qeverisë dhe Bashkisë. “Ankandi duhet të jetë për metër katror ndërtimi, sepse kështu arrihet vlera më maksimale, natyrisht në përputhje me urbanistikën e qytetit. E ftoj zotin Rama, që del në konferencë shtypi dhe që, pasi e ka mbajtur një vit planin, ta sjellë sa më shpejt në sekretarinë teknike dhe do t’ia miratojmë, në mënyrë që të mos krijojmë alibira të kota. Pasi e mbajti planin e rregullimit një vit e gjysmë, e miratoi para dy javësh, tani del e thotë po e bllokon KRRTRSH-ja”, - tha ai. Në përputhje me planin urbanistik, tha Berisha, duhet të gjendet mënyra e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009