Ndotja në Porto Romano, banorët analiza dhe në tru
08/02/2005 Vonohet prej dy javësh përgjigjja e analizave
DURRËS - Shtyhen për të tretën herë mbërritja e përgjigjeve për analizat e bëra në një pjesë të popullatës së Porto Romanos, ndërkohë që ato duhet të ishin bërë të ditura rreth dy javë më parë. Shkaqet e vonesave nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por mësohet se deklarimet nuk do të mund të bëhen publike. Mësohet se pas analizave të para, banorët e Porto Romanos, do t’i nënshtrohen ehde analizave të trurit, nëpërmjet EZHE-ve, për të parë prekjen e mundshme të sistemit nervor nga kimikatet helmuese të kësaj zone.
Mjeku i qendrës shëndetësore në Porto Romano është shprehur se analizat janë zhvilluar nga një grup specialistësh të ardhur nga Tirana dhe se në këtë fushatë debistimi nuk kanë qenë të pranishëm bluzat e bardha të Durrësit.
Shtyrja e përgjigjeve ka shtuar merakun dhe shqetësimin e të gjithë banorëve, por veçanërisht ata që janë bërë objekt i kësaj fushate.
Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara (UNEP), në një raport të publikuar e ka klasifikuar zonën në Porto Romano si ndër vatrat më të nxehta, që ka vënë në rrezik jetën e banorëve. Sipas raportit të UNEP, zona, që tashmë është e banuar nga afro 20 mijë qytetarë, është e një niveli të lartë ndotjeje prej kimikateve të rrezikshme dhe mbeturinave të depozituara nga ish- ndërmarrja kimike. Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit, përmes specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ka nisur në janar fazën e parë të analizave, kryesisht te banorët për të vazhduar më pas me analizat e ujit të puseve, qumështit të lopës si dhe qumështit të nënave. Janë shumë familje në Porto Romano që përdorin për të pirë ujin e puseve, dhe kjo ka rritur ndjeshëm frikën e infeksioneve dhe sëmundshmërisë, pasi në asnjë rast banorët nuk kanë bërë analizat e ujit.
Në fazën e parë ka nisur ekzaminimi i banorëve që jetojnë prej 10 viteve në Porto Romano, një pjesë e të cilëve në zonën, e cila
është konsideruar në nivelin e lartë të rrezikshmërisë nga infeksionet. Janë 100 fëmijë dhe po aq burra, të cilët i janë nënshtruar analizave të gjakut, prova funksionale të mushkërive dhe ECO. Ndërkohë mësohet se në një kohë të shpejtë, një pjesë e
banorëve do t’i nënshtrohen edhe EZHE-së së trurit, gjë që do të mund të pasqyrojë nëse helmet e ndërmarrjes kimike në Porto Romano kanë ndikuar apo jo në sistemin nervor.