E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i poçarisë, me mallra importi

Korçë

çelet panairi i poçarisë në qytetin e Korçës. Ky është një nga aktivitetet e përvitshme që organizohen në qytetin juglindor me rastin e festës fetare të Pashkës Ortodokse. Objekte të shumta prej balte jo vetëm ekspozohen, por bëhen pjesë e tregtimit në masë duke tërhequr mijëra qytetarë dhe besimtarë, të cilët duke filluar që nga dita e enjte blejnë enë prej balte që për simbolikën e festës fetare sjell mbarësi në familje. Punimet janë ekspozuar në sheshin qendror të qytetit, përballë katedrales. Si çdo vit krahas tregtimit të enëve dhe objekteve të punuara në baltë sipas traditës së festës fetare nuk mungojnë as objektet e artizanatit që sillen nga ana e personave që merren me punimin e baltës dhe qeramikës. Ajo që bie në sy këtë vit është fakti se shumë nga objektet që tregtohen janë të importuara.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›