Identifikohet vrasësi i 50-vjeçarit
Pas shoqërimit të disa personave dhe marrjes në pyetje të tyre, policia e Krujës ka arritur të identifikojë vrasësin e 50-vjeçarit Arben Duka dhe të zbulojë arsyet e këtij krimi të rëndë. Burime zyrtare të policisë së Krujës bënë të ditur se kanë identifikuar një të dyshuar për vrasjes së 50-vjeçarit në lagjen “Sesere” të Krujës, por emri i tij nuk është bërë publik, megjithëse është shpallur person në kërkim. Të njëjtat burime shprehen se personi në fjalë e ka kryer vrasjen për motive xhelozie, pasi viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten disa ditë më parë. Ndërsa ai dyshohet më pas të jetë hakmarrë, duke vrarë dje rreth orës 21:00 Arben Dukën, në momentin që ai fiku makinën në oborrin pallatit të tij. Sipas policisë, viktima njihej si person me probleme morali.
#