Konflikt me granata, plagosen dy persona
Një përplasje mes dy grupeve ka përfunduar me shpërthim granate në Ndroq të Tiranës. Nga kjo kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është arrestuar nga policia. Ka qenë pikërisht autori i hedhjes së granatës, i cili është plagosur më shumë. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se rreth orës 18:30 janë njoftuar se një shpërthim granate kishte ndodhur në Ndroq, pranë dy makinave në rrugë. Sipas të dhënave, në njërin prej mjeteve po lëvizte Ylli Alibesi, 37 vjeç me një shokun e tij, ndërsa në mjetin tjetër Indrit Goga, 27 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me një tjetër person. Konfl ikti mes tyre ka nisur për shkak të parakalimit në rrugë dhe katër personat kanë zbritur nga mjetet, duke u ofenduar dhe më pas janë goditur. Pa vonuar, Ylli Alibesi ka marrë një granatë në makinë dhe e ka hedhur drejt kundërshtarit. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur vetë, ndërkohë që cifl at kanë kapur edhe Gogën. Sipas të dhënave hetimore, dy të dëmtuarit janë dërguar në spital, ndërkohë që janë marrë në pyetje nga policia dhe mësohet se në orët e vona të natës është arrestuar autori, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer këtë veprim.
#