E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i qytetit nuk do të mbyllet

Lushnjë

Spitali civil i Lushnjës nuk do të mbyllet. Pas panikut të krijuar, drejtoresha e spitalit të Lushnjës, Barie çela, ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë transferim të trajtimeve mjekësore drejt qendrës së prefekturës, Fierit. Sipas saj prej disa ditësh ka nisur transferimi i reparteve të shërbimeve spitalore, drejt godinës së re të spitalit. “Nuk do të ndodhë kurrë mbyllja e spitalit të Lushnjës. është investuar në godinën e spitalit dhe drejtuesit e ministrisë kanë siguruar se do të vijojnë investimet. Që nga data 23 mars ka nisur transferimi drejt godinës së re dhe deri më tani janë zhvendosur repartet e ORL, Okulistikës, patologjia dhe kirurgjia”, ka thënë drejtoresha Barie çela.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›