E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditët e filmit gjeraman në Tiranë

Autori i Lajmit: red.
Prej disa vitesh është bërë traditë zhvillimi i një sërë aktivitetesh kulurore të cilat janë quajtur “Ditët e filmit gjerman”. Këtë vit aktivitetet filluan ditën e djeshme dhe do të vazhdojnë për një javë dhe këtë vit kjo javë i kushtohet aktorit gjerman Goetz George."Është me rëndësi jetike për mua, është si oksigjeni" - ka thënë Goetz George për profesionin e tij si aktor. 70 vjeçari nga Berlini është një nga aktorët më të famshëm të Gjermanisë, falë rolit të njërit nga komisarëve të serialit policor gjerman TATORT. Që kur doli për herë të parë në ekranet televizive, në fillim të viteve 80-të, komisari me fjalorin vulgar Shimanski mbeti e telespektatorëve të serialit. Por Goetz George nuk ishte vetëm Shimanski. Roli i pedofilit Fritz Haarmann në filmin "Der Totmacher" (1995) është një nga kulmet e arritjeve artistike. Është një intervistë që psikologu i gjyqit i bën vrasësit e ku ky përshkruan me imtësi të madhe se si dhe përse ka vrarë 24 meshkuj të rinj. "Der Totmacher" u shpall filmi më i mirë në festivalin e filmit në Venecie si filmi më i mirë, ndërsa George fitoi "Coppa Volpi"-n. Në komedinë e regjisorit Helmut Dietl "Schtonk!" (1992) George dëshmon talentin e tij prej humoristi. Schtonk bazohet në një skandal që ka ndodhur në vitin 1983 në botën e medieve, kur revista serioze "Stern" botoi pjesë nga ditari fallco i Hitlerit. George luan aty rolin e reporterit të etur për famë dhe pushtet që boton ditarin e falsifikuar. Bashkëpunimin me regjisorin Helmut Dietl ai e vazhdoi edhe në filmin Rossini (1997), një komedi për jetën elitës kulturore të Mynihut dhe vështirësitë e një regjizorit për të bërë një film. Talentin e aktrimit George e ka marrë nga prindërit: I jati Heinrich George, koleg dhe bashkëkohës i Aleksander Moisiut, ndërsa e ëma Berta Dreës gjithashtu aktore teatri. Heinrich George, i cili nuk hoqi dorë nga karriera artistike as në periudhën e sundimit të nazizmit, vdiq në burgun sovjetik të Saksenhauzenit në vitin 1946. Një tragjedi për të riun Goetz, por edhe fat për aktorin e ardhshëm Goetz George: "Një aktor kaq i madh sa ishte im atë nuk donte kurrsesi që i biri të bëhej aktor. Do t i kishte ardhur turp të kishte një pasardhës që nuk do të ishte në të njëjtin nivel me të", thotë Goerge i bindur se në se i ati do të kishte jetuar edhe më gjatë, ai nuk do të ishte bërë kurrë aktor. Ku i dihet se cili do të ishte oksigjeni i jetës së tij?

Ky lajm është publikuar: 18/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›