Imuniteti, Rama: Në fillim debati pastaj votimi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me apelin e mazhorancës për të votuar më datën 6 gusht heqjen e imunitetit.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e PS-së lidhur me heqjen e imunitetit duke theksuar se duhet në fillim debati për ndryshimet kushtetuese ndërsa më pas ligji duhet të miratohet në Parlament.
“Duan konsensus të opozitës duke sharë e shpifur për opozitën!Opozita do debat për të gjithë ndryshimet e propozuara kushtetuese.Pastaj vota!” shkruan Rama.