AK “cakton” kufijtë detarë me Greqinë

Kreu i AK-së, Spahiu, tha se qeveria shqiptare duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për Aleancën Kuq e Zi, popullin shqiptar dhe shtetin e shqiptarëve, spostimi mafioz dhe meskin i kufirit detar është tradhti kombëtare që nuk do të tolerohet për asnjë arsye, e mbi të gjitha në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë. Aleanca Kuq e Zi vjen këtu në kanalin e Korfuzit për të vendosur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RSH. Aleanca Kuq e Zi deklaron se ky është kufiri ndarës në mbështetje të standardeve të së drejtës ndërkombëtare, ky është kufiri që na e kanë lënë të parët tanë, ky është kufiri ku drejtësia shqiptare ka vendosur ndarjen mes dy shteteve”, tha Spahiu.
Për këtë arsye, aktivistë të këtij grupimi vendosën flamuj kuqezi, duke caktuar në mënyrë simbolike kufirin. Së fundi, mediat greke bënë me dije se Shqipëria do të jap një hapësirë detare Greqisë, me kusht që gazsjellësi TAP të kalojë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. /Start/
2012-08-02 15:18