Panariti: Punimet në sheshin “Skënderbej” do vazhdojnë

Këtë deklaratë Panariti e bëri gjatë intervistës së tij të parë si nënkryetar i bashkisë së kryeqytetit, në emisionin “Intervista nga Roland Qafoku” në “TV Planet”.
Ai theksoi gjithashtu se zyrat e bashkisë kanë qenë bosh, madje sipas tij të boshatisur janë gjetur edhe hard disqet e të gjithë kompjuterëve të këtij institucioni.
Ajo që ka rënë në sy sipas numrit dy të bashkisë së Tiranës, është edhe mungesa e dy breshkave që ish-kryetari Edi Rama mbante në zyrën e vet, ndërkohë që kishte mbetur vendi ku ato qëndronin.
Duke qëndruar në të njëjtën linjë me deklaratat e kryetarit Lulzim Basha, Panariti premtoi se bashkia më e madhe në vend nuk do t’i zhgënjejë kurrë qytetarët, duke theksuar se Tirana do të jetë e qytetarëve të saj.
Ai vijoi duke thënë se sfida e parë e madhe e bashkisë së kryeqytetit do të jetë ndërtimi i Unazës së Madhe.
/Start/E.B/
2011-07-28 20:43