Shkodër, plagoset me armë zjarri një shtetas

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në lagjen “Skënderbeg”, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Edmond C. 31-vjeç, nga Puka. I dëmtuari, i cili ka marrë plagë në këmbën e majtë, pasi mori ndihmën e parë në spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimore, të cilët kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale, duke bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit për arsye hetimesh nuk bëhen të ditura.
Nga strukturat e Sektorit Kundër krimeve të rënda po punohet për kapjen e autorit të krimit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosjes e rënde me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /S.Ll/Start/
2011-07-29 09:24